Është mbajtur punëtoria “Projektet Demonstruese për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP) të mësimdhënësve dhe trajnerëve të AAP-së në Kosovë”,  organizuar nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), dhe përkrahur nga ETF (Working together Learnin for live). Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të njoftohen të pranishmit rreth projekteve aktuale demonstruese. Si dhe projekteve që mund të mbështeten nga ETF, ku janë informuar me rregullat dhe kriteret, se si ata mund të propozojnë projekte e tyre, të cilat projekte do të implementohen në vitin 2017, nëse ato përzgjidhen. 
Drejtori i përgjithshëm i AAAPARr-së z. Ragip Gjoshi, ka thënë se çelësi i suksesit është tek mësimdhënësit dhe trajnimet e tij gjatë gjithë jetës. Ndërsa znj.Ryve Prekurogja nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka thënë kjo ministri synon që këtë trajnim ta bëjnë në mënyrë të vazhdueshme, dhe të gjithë të kenë mundësi të aplikojnë me projekte të ndryshme. 



Kurse nga ana tjetër, sipas z. Julian Stanley nga ETF njerëzit duhet të njoftohen se cilat janë praktikat e mira në trajnimin e mësimdhënësve, dhe si të përmirësohen ato ngecje në Arsimin Profesional që të ketë zhvillim të suksesshëm. Kurse ka theksuar se ETF do të jetë këshillues  pasi ka praktika të mira në këtë aspekt.