Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Agjencia për Arsim dhe AftësimProfesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), për herë të parë në sisteminformal të arsimit në Kosovë, kanë prezantuar nivelin e 5-të të kualifikimit“Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” që është zhvilluarnga PEARSON – Institucion prestigjioz Britanik, ndërsa është financuar ngaprojekti Lux-Development.
Kualifikimi i nivelit 5-të ofrohet për 50 kandidatë të ndarë në dy grupe. Përgrupin e parë të kandidatëve, ky kualifikim ofrohet në Qendrën e Kompetencës nëFerizaj, ndërsa për grupin e dytë në Qendrën Burimore në Prishtinë.





U.d.së drejtoreshës së përgjithshme të AAAPARr-së, znj. Fikrije Zymberi kadeklaruar se kualifikimi “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçantaarsimore” i jep kandidatit një mundësi për të zhvilluar njohuri me rol specifikdhe më të gjerë teknik përmes studimit të rolit të asistentit për nevoja tëveçanta në shkolla speciale me individë, në grupe të vogla, klasat ebashkangjitura dhe klasa në shkollat e rregullta për nxënësit me nevoja tëveçanta. “Për të zhvilluar një bazë të njohurive dhe të kuptuarit në nivel 5bazuar në Standardet Kombëtare Profesionale për Asistentë të Mësimdhënies përNxënës me Nevoja të Veçanta; për të arritur zhvillimin personal ose progresinnë kualifikime të tjera profesionale në nivelin e 6 dhe më lart për të zgjeruarprogramin e tyre të studimit me anë të një kualifikimi plotësues tëzhvillimit”, ka theksuar Zymberi. 




Nga ana tjetër, Lulavere Behluli, udhëheqëse e divizionit për Arsimin enxënësve me nevoja te veçanta në MASHT-të ka deklaruar se ky kualifikimi ka njërendësi te veçantë për rritjen e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçantane sistemin arsimor. “Pasi që ne përgjithësi ka mungesë të kuadrove tëspecializuara për te punuar me këtë kategori të fëmijëve. Kualifikimi është hapi parë dhe kjo do të ndikojë edhe tek mësimdhënësit dhe tek nxënësit me nevojatë veçanta, që të rritet edhe kualiteti i arsimit te tyre duke marrë nëkonsideratë përshtatjen e mësimdhënies nevojave individuale të nxënësve”, kashtuar mes tjerash znj. Behluli. 




Gjatë viteve të fundit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur(AAAPARr), të mbështetur nga donatorët, kanë reformuar sistemin e Arsimit dheAftësimit Profesional në Kosovë dhe si rezultat i këtyre reformave janëthemeluar Qendrat e Kompetencës (QK) të financuara nga Qeveria Norvegjeze dheajo e Luksemburgut. QK –të, në koncept dallojnë nga shkollat profesionale nëdisa aspekte, si në infrastrukturën moderne, pajisjet e sofistikuara, cilësinëe mësimdhënies, realizimit të aftësimit praktik të nxënësve, bashkëpunimit mebizneset, zbatimin e kurrikulave modulare, bashkëpunimin me institucionevendore dhe ndërkombëtare si dhe në zhvillimin e modelit të biznesit. Në Kosovëjanë gjithsej katër Qendra të Kompetencës: në Skenderaj, Malishevë, Ferizaj dhePrizren, të cilat kanë edhe rolin multi funkcianal, ku përveç programeve tërregullta 3 vjeçare, të ofrojnë edhe kurse të shkurtra për të gjithë tërriturit të cilët kanë nevojë të marrin një kualifikim të ri, të rikualifikohen apo të ngritin njohuritë dhe kompetencat e tyre dhe t’i përgjigjennevojave të tregut të punës.




Gjatë vitit 2016, MASHT në bashkëpunim me AAAPARr,mori iniciativë që për herë të parë në sistemin formal të arsimit të prezantojëedhe nivelin e 5 të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja tëveçanta arsimore” që është zhvilluar nga PEARSON – Institucion prestigjiozBritanik, ndërsa është financuar nga projekti Lux-Development. Pearson ështëkompani udhëheqëse për mësim-nxënie në botë, me 40.000 të punësuar në më shumëse 70 vende që punojnë për të ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave për të bërëprogres të matshëm në jetën e tyre përmes të të mësuarit.