Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, është mbajtur Panairi i 18-të i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2017”, ku të pranishmit i kanë ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre nga data 19 deri me 22 prill.

Pjesë e këtij panairi ishin edhe shkollat partnere të Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) që janë: Qendra e Kompetencës- Skenderaj; Qendra e Kompetencës- Malishevë; Qendra e Kompetencës- Ferizaj; Qendra e Kompetencës- Prizren;  SH.M.L. T ’’11 Marsi’’ Prizren; SH.M.L.P ’’Shtjefën Gjeçovi’’- Prishtinë.

Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka bërë të ditur se në këtë panair janë 105 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota. “Kjo prani e vendeve të tjera tregon se zhvillimi ekonomik po e gjen rrugën e tij në mënyrë sa më të pavarur”, ka theksuar Gërxhaliu.  
Ndërkaq, Ines Muçostepa nga Shqipëria, ka thënë se për vitin tjetër, në panairin e radhës do të angazhohen që të sjellin sa më shumë biznese shqiptare.