Partnerët

Projekti KSV/015 “Mbështetje Reformës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) në Kosovë”

Marrëveshja bilaterale për projektin KSV/015 është nënshkruar më 2 shkurt 2010 mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MAShT) dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut, e përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)

Zbatimi i projektit ka filluar më 6 shtator 2010 me arritjen e këshilltarit kryesor teknik në terren. Kohëzgjatja e projektit është planifikuar të zgjasë katër vite. Gjatë muajit shtator 2014 është dakorduar që projekti në fjalë të zgjatet me një buxhet shtesë deri më 31/12/2016.

Projekti synon të kontribuojë në rritjen ekonomike përmes modernizimit të sistemit të arsimit në Kosovë.

Qëllimi specifik i projektit është të zbatojë reformat e AAP në dy Qendra të Kompetencës (QK) në Ferizaj dhe Prizren.

Rezultatet e pritura të projektit janë:

Rezultati 1: Kurrikulat dhe materialet përkatëse për aftësim dhe ato didaktike të rishikuara dhe të hartuara për dy QK-të të jenë në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe të ndërlidhura me KKK-në.

Rezultati 2: Ndërtimi, pajisja dhe funksionalizimi i dy QK-ve në Ferizaj dhe Prizren.

MASHT, pas konsultave me komunat përfituese dhe akterët tjerët përkatës, ka vendosur që profilet në vijim duhet të ofrohen në QK-të: 


QK Ferizaj:

1. Teknik i optikës  
 5. Teknik i ortoprotetikës
2. Teknik dentar
6. Teknik i farmacisë
3. Audiometrist
7. Asistent i ortopedisë
4. Asistent i kujdesit social-shëndetsor
8. Asistent i sigurisë ushqimore dhe dietave


QK Prizren:

1. Nëpunës banke
7. Nëpunës Tregti me pakicë dhe shumicë
2. Nëpunës finance
8. Shërbime ndaj konsumatorit dhe shitjes
3. Nëpunës marketingu
9. Nëpunës export-importi
4. Nëpunës industrie
10. Udhëheqës i udhëtimeve dhe grupeve turistike
5. Nëpunës ZHRNJ
11. Asistent në zyra informimi dhe agjenci turistike
6. Administrim zyre
12. Asistent në organizimin e ngjarjeve (eventeve)

Kurrikulat për profilet përkatëse janë zhvilluar bazuar në standardet e profesioneve. Kjo ishte ndjekur me zhvillimin e Materialeve Mësimore. Udhëzuesit e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) janë përdorur përgjatë zhvillimit të të gjitha kurrikulave.

Për të dy QK, trajnimet metodologjike të akredituara janë ofruar nga projekti tek stafi menaxherial dhe mësimor.

Ndërtimi i QK në Ferizaj filloi në Maj të 2012. Shkolla u hap për pjesën teorike të kurseve në Tetor 2013. Instalimi i pajisjeve në punëtoritë është bërë. Megjithatë QK është bërë plotësisht operacionale në Prill 2014. Stafi menaxherial dhe mësimdhëns janë rekrutuar.

Ndërtimi i QK në Prizren fillon në Nëntor 2012 dhe është funksionalizuar në Shtator 2014. Stafi menaxherial dhe mësimdhënës janë përzgjedhur në Gusht 2014.

Për ne

Misioni ynë është qe t’i japim një shtytje dhe mbështetje te fuqishme zhvillimit te AAP-së në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane. Në përmbushje të qëllimit, Agjencia synon të arrijë zhvillimin e AFP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit.

Kontakti
AAAPARR
Ndërtesa MAShT-II pranë Fakultetit Ekonomik dhe Juridik- kati i III-të
Rr. Agim Ramadani p.n, Prishtinë
Tel:+ 38 (0) 200 20351
E-mail:xhevahire.pllana@rks-gov.net