Për ne

Rreth nesh
Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve u krijua nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Themeluesi ka përcaktuar të drejtat dhe detyrat e saj.
Aktivitetet e Agjencisë janë planifikimi, zhvillimi, organizimi, implementimi, monitorimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit profesional dhe arsimin e të rriturve.


Vizioni
Agjencia është në dispozicion, fleksibil për gjithë sistemin e arsimit profesional dhe të rritur, në bazë të kompetencës, në funksion të nevojave të çdo individi dhe shoqërisë, mbajtësi i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës dhe rritjen e punësimit.


Misioni
Misioni ynë është ofrimi i mbështetjes së institucioneve të AAP dhe AARr-së për të bërë arsim dhe edukim me rrënjë të fortë drejt rritjes së kompetencës dhe suksesit.
Misioni vijues i AAAPARr-së është qe t’i japë një shtysë dhe mbështetje të fuqishme zhvillimit të AAP-së në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane. Në permbushje të qëllimit, Agjencia synon të arrijë zhvillimin e AAP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit; Sigurimin e partneritetit social në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të programeve të AAP-së; Integrimin e arsimit, formimit dhe punës në këndvështrimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës; Zhvillimin e dimensionit evropian të AAP-së, duke siguruar një transparencë të kualifikimeve dhe përafrimit të kompetencave me tregun e përbashkët evropian.


Synimet
  • të zhvillojnë kualifikime të bazuara në kompetencat dhe rezultatet e të nxënit gjithmonë të lidhur me edukimin dhe me nevojat e tregut të punës
  • të zhvillojë një sistem të arsimit dhe aftësimit profesional i cili siguron të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe mobilitetit
  • definimi i rolit të mësimdhënësve të orientuar në rezultatet e të mësuarit
  • krijimin e një sistemi të sigurimit të cilësisë


Objektivat e AAAPARr

Në përmbushjen e misionit të saj, Agjencia do të kryej këto funksione:

  • Harton dhe rishikon regjistrin kombëtar të profesioneve, të kualifikimeve, nivelet dhe standardet përkatëse;
  • Harton dhe rishikon kurrikulat bërthamë të kualifikimeve profesionale;
  • Harton dhe rishikon standardet e trajnimit të mësimdhënësve të AAP-së; 
  • Përcakton parimet dhe kriteret e vlërësimit dhe certifikimit për kualifikimet profesionale dhe administron regjistrin kombëtar të certifikatave të lëshuara;
  • Siguron që standardet e kompetencave janë në përputhje të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare, në veçanti me Kornizen Evropiane të Kualifikimeve dhe Sistemin Evropian të Kreditimit për AAP-në;
  • Siguron bashkëveprimin e të gjithë aktorëve kontribuues të shoqërisë, në të gjitha nivelet dhe fazat e planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të programeve të AAP-së.

Për ne

Misioni ynë është qe t’i japim një shtytje dhe mbështetje te fuqishme zhvillimit te AAP-së në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane. Në përmbushje të qëllimit, Agjencia synon të arrijë zhvillimin e AFP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit.

Kontakti
AAAPARR
Ndërtesa MAShT-II pranë Fakultetit Ekonomik dhe Juridik- kati i III-të
Rr. Agim Ramadani p.n, Prishtinë
Tel:+ 38 (0) 200 20351
E-mail:xhevahire.pllana@rks-gov.net