Struktura dhe funksionet e Agjencionit te AAP dhe Arsimit te te Rriturve


Duke marrë parasysh se AAAPARr do të funksonoi për dy vite si fazë pilote dhe ka vetëm 6 të punësuar po e paraqesim funksionimin e këtij Institucioni me nje strukture të thjeshtesuar prej 4 sektorëve. 

Meqenëse Agjencioni do të kete një rëndësi të jashtëzakonshme, përgjegjësi, kompetenca në harmoni me kërkesat e tregut të punës, në të ardhmen e afërt  është e domosdoshme që të shtohet numri i stafit. Në anën tjetër është e nevojshme të ketë një koordimin dhe ndarje të përgjegjësive me Institucionet  ekzistuese:(Autoriteti Kombëtar për Kualifikime, Këshilli për AAP, Departamenti i Inspektoriatit në kuadër të MASHT-it, Instituti Pedagogjik, Divizioni për AAP ) në mënyre që mos të  dyfishohen detyrat dhe përgjegjësitë.



Struktura Organizative:

  1. Drejtori
  2. Asistenti
  3. Zyrtar per standarde të profesioneve, kurrikula ,kualifikime dhe tekste mësimore. 
  4. Zyrtar për bashkëpunim me të gjitha Institucionet e AAP-se dhe partneret tjerë relevant.
  5. Zyrtar për projekte ndërkombëtare (kryesisht projekte të IPA-së) dhe të donatorëve tjerë.
  6. Zyrtar për hulumtime e analiza dhe bazën e të dhënave.


Funksionet kryesore të Agjencisë janë:
  • Punët e planifikimit, zhvillimit, organizimit, zbatimit, monitorimit dhe përmirësimit të Arsimit Profesional dhe Arsimit të të Rriturve
  • Punët analitike, kërkimore dhe aktivitetet për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe të të Rriturve
  • Aktivitetet profesionale dhe këshilluese për institucionet në sistemin e Arsimit Profesional dhe të Rriturve sipas ligjshmërisë
  • Përgatit dhe zhvillon metodologjinë e hartimit të standardeve të profesioneve, kualifikimeve profesionale dhe kurrikulave në Arsimin Profesional dhe metodologjinë e hartimit të programeve të arsimimit të të rriturve
  • Nxit bashkëpunimin dhe merr pjesë në zbatimin e programeve dhe projekteve për zhvillimin e Arsimit Profesional dhe Arsimit të të Rriturve
  • Përgatit projekt propozimet dhe bënë zbatimin e programeve përmes fondeve të Bashkimit Evropian si dhe përmes formave tjera të ndihmave ndërkombëtare
  • Organizon udhëheqjen e provimeve profesionale dhe të procedurave e avancimit profesional të menaxhmentit dhe mësimdhënësve në Arsimin Profesional si autoritet publik;
  • Bënë përcaktimin e përmbajtjeve të punës praktike dhe kontrollimin e njohurive dhe aftësive të fituara nga nxënësit ose nga formimi profesional i nxënësve të fituar gjatë kryerjes së trajnimit praktik dhe ushtrimeve me punëdhënësin
  • Zbaton rekomandimet e KAAP (Këshillit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional)
  • Zhvillon udhëzimet mbi kushtet dhe mënyrën e arsimimit të vazhdueshëm për të njëjtin nivel ose për nivele të ndryshme të kualifikimeve, siç përcaktohet nga organet e ekspertëve të institucioneve
  • Vendosja e kritereve për krijimin, zbatimin dhe monitorimin e financimit sistematik për të rritur 
  • Kryen detyra në përputhje me ligjin që rregullon çështjen e materialeve mësimore 
  • Punon me partnerët socialë dhe bartësit tjerë relevant në sistemin e arsimit
  • Krijon dhe mirëmban Sistemin informativ lidhur me Tregun e Punës(SITP) në shkolla por edhe të dhëna tjera lidhur me personelin, nxënësit që regjistrohen në bazë të udhëzimeve në karrierë, vijojnë dhe mbarojnë shkollimin,ata që braktisin, ata që punësohen gjatë shkollimit, pas shkollimit, vetëpunësohen si dhe informata lidhur me aktivitetet tjera
  • Agjencia punon në përputhje me ligjin dhe aktet tjera nënligjore
  • Për punën e saj, Agjencia do ti raportoj Ministrit të Arsimit së paku një herë në vit
  • Agjencia financohet nga buxheti i shtetit;
  • Agjencia mund të fitoj të ardhura nga burime të tjera, në pajtim me ligjin
  • Agjencia do të përdorë burimet e saj, duke përfshirë të ardhurat mbi shpenzimet për të realizuar aktivitetet për zhvillimin e Agjencisë në pajtim me Ligjin dhe aktet tjera nënligjore


Kontaktet:

Ferit Idrizi – U.d i Drejtor i Përgjithshëm   i AAAPARr-së

Ferit.idrizi@rks-gov.net

038 200 20575

+381 38 213 - 343

CV-ja



Fikrije Zymberi – Bashkëpunëtore për çështjen e trajnimeve

Fikrije.zymberi@rks-gov.net

038  200  20199

+381 38  211 - 338



Mendohije Krelani - Bashkëpunëtore  për  çështje pedagogjike

Mendohije.krelani@rks-gov.net

038 200-20350

+381 38 213 - 350



Liridona Shala - Koordinatore Profesionale

Liridona.shala@rks-gov.net

038 200 20198

+381 38 213 - 947



Abetare Shabanaj –Zyrtare Financave

Abetare.shabanaj@rks-gov.net

038 200 20349

+381 38 213 - 349



Xhevahire Pllana- Asistente Ekzekutive

Xhevahire.pllana@rks-.gov.net

038 200 20 351

+381 38 213 - 352

Për ne

Misioni ynë është qe t’i japim një shtytje dhe mbështetje te fuqishme zhvillimit te AAP-së në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane. Në përmbushje të qëllimit, Agjencia synon të arrijë zhvillimin e AFP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit.

Kontakti
AAAPARR
Ndërtesa MAShT-II pranë Fakultetit Ekonomik dhe Juridik- kati i III-të
Rr. Agim Ramadani p.n, Prishtinë
Tel:+ 38 (0) 200 20351
E-mail:xhevahire.pllana@rks-gov.net