Në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj ka filluar punëtoria e organizuar nga Projekti NURIC në Kosovë 19-21 Shtator (Ndërtimi i kapaciteteve për kompetencat në informatikën e infermierisë për studentët e infermierisë dhe profesionistët për nxitjen e transformimit digjital në kujdesin shëndetësor), Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimim të të rriturve dhe kolegji UNIVERSUM, ku pjesëmarrës janë përfaqësues nga institucionet arsimore dhe shëndetësore të Kosovës, Greqisë, Italisë dhe Austrisë.
Projekti NURIC synon të zhvillojë, pilotojë dhe vlerësojë një program fleksibël në arsim, për informatikën e infermierisë, duke ofruar nano-kurse dhe programe certifikimi të bazuara në standardet ndërkombëtare të kompetencave dixhitale, të përshtatura për nevojat lokale.
Projekti promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës duke krijuar shtigje të individualizuara që rrisin aftësitë dixhitale të infermierëve, duke përmirësuar perspektivat e tyre të punës. Duke adresuar hendekun midis aftësive dixhitale aktuale dhe atyre të kërkuara, projekti pajis infermierët për të udhëhequr transformimin dixhital në kujdesin shëndetësor. Për më tepër, ai prezanton metoda inovative të mësimdhënies të bazuara në kompetenca, duke përfshirë mësimin e kombinuar dhe klasat e përmbysura, dhe siguron qëndrueshmëri përmes një qasjeje trajnimi për trajnerët. Projekti synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për rolin dhe mundësitë e karrierës së specialistëve të informatikës në infermieri, duke nxitur rrjetëzime midis palëve të interesuara në kujdesin shëndetësor, organizatat e infermierisë dhe tregun e punës.

Në hapjen e konferencës, drejtoresha e AAAPARR-së Fikrije Zymberi ka deklaruar se pa ndihmën e madhe të donatorëve të shumtë ndërkombëtarë e një bashkëpunim në mirëbesim, që ka rezultuar me rezultatet të jashtëzakonshme në arsim dhe aftësim profesional në Kosovë, nuk do të mund të ishin sot bashkë në këtë konferencë 2 – ditore. Prandaj, vëmendje të veçantë ka deklaruar Zymberi, iu kanë kushtuar këtyre organizatave, ku bashkërisht do nxjerrin rekomandimet mbi mundësitë për të përmirësuar njohuritë aktuale, shkathtësitë e kompetencat në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, me fokus ne fushën e Infermierisë digjitale. Pra, sipas saj qëllimi i projektit është të promovojë kompetencat në informatikën e infermierisë për studentët e AAP-së së infermierisë (“AAP fillestare”) dhe për infermierët profesionistë .
” Në përputhje me Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës, fokusi i këtij projekti është në ofrimin e aftësive informatike të infermierisë . Projekti është plotësisht i përshtatur me objektivat e programit duke rritur kapacitetin e ofruesve të përfshirë të AAP për të ndërtuar programe arsimore dixhitale të qëndrueshme për profesionistët e infermierisë, për të ofruar programe moderne të AAP-së dhe për të ndërtuar një folder (arkivë) të materialeve mësimore dhe modeleve udhëzuese për AAP . Për pakon e 10 nano-kurseve dhe një kursi te certifikimit për të paktën 15 pjesëmarrësve te cilat do të zbatohen në secilin vend, në Kosovë dhe Izrael, pritet qe ODA e Infermiereve të Kosovës te bëjë njohjen e këtyre kurseve” ka deklaruar Zymberi.
Kurse Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci,e ka vlerësuar shumë të rëndësishme këtë punëtori, duke theksuar se ngritja e kapaciteteve në këtë fushë është thelbësore për ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të fortë dhe modern, duke hapur rrugë të reja për inovacion dhe zhvillim. “Jam e bindur që ky projekt do të shërbejë si bazë për shumë projekte të tjera ambicioze në të ardhmen, duke sjellë përmirësime të prekshme në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor në Kosovë”.

Në këtë punëtori prezent ishin Koordinatorja e Projektit NURIC Elske Ammenëerth nga UMIT TIROLI Universiteti Privat për Shkence dhe Teknologji Shëndetësore ne Austri; Fabio D’Agostino dhe Ilaria Erba nga UniCamillus, Universiteti Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore ne Itali; Manos Vakondios nga CRETHIDEV Rafina ne Greqi- Zhvillimi i të menduarit krijues Nissim Harel dhe Vered Robinzon nga Qendra Mjekësore Sheba ne Izrael Hadas Lewy dhe Refael Barkan nga Instituti i Teknologjisë Holon poashtu nga Izraeli.
Ky takim është një mundësi kryesore për ne që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë, të shqyrtojmë progresin në hartimin e kurrikulës, të përgatisim trajnimet dhe të diskutojmë më tej hapat kritikë në zhvillimin e nano-kurseve në informatikë infermierore në Kosovë dhe Izrael.