Drejtoresha Zymberi i informon studentët e Edukimit për rolin e AAAPARr-së!

Fikrije Zymberi, drejtoreshë e Agjencisë për Arsim, Aftësim Profesional dhe Arsimit për të Rritur, ka zhvilluar një bisedë interaktive me studentët e vitit të dytë, drejtimi Pedagogji e Përgjithshme në Fakultetin e Edukimit.

Drejtoresha Zymberi i informoi në përgjithësi lidhur me funksionimin, rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e AAAPARR-së në kontekstin e mbështetjes se arsimimit gjatë terë jetës, si dhe për kornizat ligjore qe mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve përmes se cilave arrihet cilësi dhe atraktivitet ne tregun e punës.

Studentet ishin shumë të interesuara të informohen lidhur organizimin e aktiviteteve për arsimin e te rriturve,  arsimin joformal përmes kurseve afatshkurtëra dhe afatgjata, arsimin joformal dhe bazën ligjore.

Gjithashtu lidhur me zhvillimin e vazhdueshëm profesional te mësimdhënësve, rëndësinë dhe aktivitetet qe AAAPARr ka zhvilluar, cilat janë ne proces e sipër. Gjithashtu, dëshiruan të informohen se cilat janë mundësitë e tyre që pas përfundimit te studimeve ne këtë drejtim te kontribuojnë ne këtë komponentë te rëndësishme, sidomos ne trajnimet metodikë/didaktikë dhe didaktike profesionale për mësimdhënësit e rijnë.

Drejtoresha Zymberi pas interesimit të studentëve, i informoi edhe për rendësin e zbatimit të sistemit dual, kualifikimet qe ofrohen ne shkollat e mesme te larta profesionale, konkretisht ne Qendrat e Kompetences. Gjithashtu studentët ishin të interesuara të dinin dallimin ne mes Qendrave te Aftësimit Profesional dhe Qendrave te Kompetencës, orientimin dhe këshillimin ne karriere.

Në fund, drejtoresha Zymberi i informoi edhe për ndërkombetarizimin dhe zbatimin e projekteve te Komisionit Evropian dhe Erasmus plus, rëndësinë e tyre dhe përftimet e nxënësve /te rriturve nga këto projekte.

Profesoresha Elmedina Nikocevic Kurti e falënderoj Zymberin për prezencën e saj dhe kontributin e dhënë në bisedën interaktive me studentet.  

Të dhënat për kontakt

© Copyright AAAPARr. Të gjitha të drejtat e rezervuara

togel hari ini situs gacor link slot toto slot