Diplomon gjenerata e parë asistentëve përfëmijët me nevoja të veçanta

Për herë të parë nësistemin formal të arsimit në Kosovë, ka diplomuar gjenerata e parë e tëkualifikuarve të Nivelit të 5 “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçantaarsimore” i zhvilluar nga PEARSON – Institucion prestigjioz Britanik, realizuarnga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga Agjencia për Arsimdhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur dhe financuar nga projektiLux-Development.

Drejtuesitinstitucional që mundësuan zhvillimin e kapaciteteve humane në këtë fushë meshumë interes për vendin, realizimin e nivelit të 5-të të kualifikimit e kanëvlerësuar si proces mjaft sfidues por edhe të dobishëm për vendin.

Punapër fëmijë/nxënësme nevoja të veçanta arsimore nuk është vetëmdetyrë, por është mision dhe obligim i gjithë shoqërisë.  Kykualifikim i jep kandidatit një mundësi për të zhvilluar njohuri me rolspecifik dhe më të gjerë teknik përmes studimit të rolit të asistentit përnevoja të veçanta në shkolla speciale me individë, në grupe të vogla, klasat ebashkangjitura dhe klasa në shkollat e rregullta për nxënësit me nevoja tëveçanta. Ndërsa, ky kualifikim wshtw ofruar në Qendrën e Kompetencës nëFerizaj, ndërsa për grupin e dytë në Qendrën Burimore në Prishtinë.