Konferenca e 4 vjetore “Arsim për Punësim”

 

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur ka mbajtur Konferencën e 4 vjetore e moton “Arsim për Punësim”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.  

 

Në këtë konferencës janë prezantuar edhe tre udhëzuesit që janë realizuar nga ekspertë të fushave të ndryshme që ka angazhuar AAAPARr, të cilët udhëzues  do të shërbejnë për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave profesionale: “Bashkëpunimi me punëdhënës” nga Msc.Besart Shala; “Teknologjia e dirigjimit kompjuterik (torno)” nga Msc.ing. Ardian Ramadani, si dhe “Rregullimi i Trafikut” nga Mr.sc.Ali Miftari. 


Fikrije Zymberi, u.d e drejtorit të përgjithshëm të AAAPARr-së, duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, ka bërë të ditur se në periudhën janar-dhjetor të vitit 2019 ky institucion ka  vazhduar me zbatimin e dispozitave që burojnë nga Ligji për AAP dhe ARr nr. 04/L-138, në bazë të cilit është themeluar dhe zhvillon aktivitetet AAAPARr-së. Gjithashtu, ka theksuar se gjatë kësaj periudhe është vazhduar me realizimin e aktiviteteve të planifikuara sipas planit vjetor të punës së Agjencisë, i cili plan është në harmoni me planet e shkollave partnere që Agjencia e AAPARr-së i ka në menaxhim, dhe  të bazuara në legjislacionin në fuqi, Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës (PSAK) 2017-2021.


Zymberi ka bërë të ditur se rezultatet e arritura të AAAPARr-së gjatë këtij viti janë të ndërlidhura me objektivin 6 të AAP-së në PSAK 2017-2021 si:

 “Numri i shtuar i nxënësve ne drejtimet deficitare dhe numri i femrave ne drejtimet teknike”;

“Materialet mësimore te zhvilluara nga ekspertet e profileve përkatëse te mbështetur nga AAAPARr;

“Standardet e profesionit për nivelin e pestë të kualifikimeve për profilet arsimore”të zhvilluara për: “Metalpunues”, Automekanik”, “Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit” dhe “Rrobaqepësi”.;

“Realizimi i praktikes profesionale te nxënësve ne shkollë dhe jashtë shkolle” në përputhje me programin mësimor;

“Hapja e tri Qendrave për Karrierë; Autonomia e pjesërishme financiare dhe menaxhuese e institucioneve te AAP dhe ARr;

“Kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturore për menaxhimin e arsimit për te rritur”;

“ Është rritur oferta e shkollimit ne nivelin 5 te kualifikimeve etj”,është zhvilluar kualifikimi BITEC i këtij niveli për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veqanta “,”Këshilltar për Karrierë”  ka theksuar ndër të tjera Zymberi.


Gjatë kësaj konference kanë prezantuar edhe Valbona Fetiu-Mjeku nga divizioni i AAP-së të MASHT-it e cila ka folur sa i përket Harmonizimit të proceseve të AAP-së konform standardeve rajonale dhe më gjërë.


Milot Hasangjekaj nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka folur për rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e AKK-së. 


Valbona Rraci nga projekti  EYE ka folur rreth funksionalizimit dhe rrjetëzimit të Qendrave të Karrierës në shkolla, ku këtë vit në bashkëpunim me AAAPARr-në janë hapur edhe tri qendra të reja, në tri shkollat partnere të AAAPARr-së.


Anna Kontny kordinatore për Arsim profesional në GIZ ka folur për objektivat dhe aktivitetet që ka ndërmarr GIZ-i për Arsimin dhe Aftësimin profesion. Kurse Armend Bajraktari drejtor i Qendrës së Kompetencës ka folur rreth trajnimeve afat shkurtëra modulare për muratorë dhe instalues elektrik, qe kjo qendër po synon të realizon.