Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka vizituar sot Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), ku është takuar me u. d. së drejtorit të përgjithshëm, Fikrije Zymberi dhe është njoftuar me stafin e këtij institucioni.
 Gjatë kësaj vizite Bajrami dhe Zymberi kanë diskutuar rreth këtij institucioni dhe sfidave në arsimin profesional, gjithashtu ministrja Bajrami ka ofruar mbështetjen e saj për këtë institucion.