AAAPARr në bashkëpunim me zyrën e institutit për bashkëpunim ndërkombëtar të bashkësisë të shkollave të larta popullore gjermane në Kosovë, e njohur si DVV International, fillon implementimin e projektit të hulumtimit për nivelin e V-të arsimor të kualifikimeve, në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në Kosovë. 
Ky hulumtim fokus të veçantë ka analizën dhe hulumtimin e nevojave në teren për të siguruar implemtentimin e nivelit të V-të të kualifikimeve në kuadër të shkollave të mesme profesionale dhe Qendrave të Kompetncës në Kosovë.  
Ky hulumtim do të shërbejë për nevojat e AAAPARr-së, MAShT-it dhe akterëve tjerë në Kosovë, si një udhërrëfyes për zhvillimin e kurrikulve dhe programeve të nëvojshme arsimore për nivelin e V-të të kualifikimeve,  duke u bazuar në specifikat e tregut të punës, për tëofruar gjithashtu infromacione edhe për nevojat e ndërtimit të kapaciteteve të shkollave të mesme profesionale.  
Realizimi i këtij hulumtimi bazohet nëmbledhjen e të dhënave nga tereni, nga një numer i caktuar i shkollave profesionale dhe Qendrave të Kompetencës, duke përfshirë të gjitha rajonet e Kosovës, për të parë mundësit e shkollave që të jenë në gjendje të fillojnë me nivelin e V-të të kualifikimeve.