Është mbajtur Konferenca e dytë vjetore nga Agjencia për Arsim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) në bashkëpunim me DVV-International. Tema e kësaj Konference ka qenë “Përmirësimi i cilësisë në Sistemin e AAP-së dhe ARr-së në Kosovë”. 
Pjesëmarrës në Konferencë kanë qenë nga Kabineti i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po ashtu edhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, si nga: GIZ, EYE, LuxDev., Pearson, etj.  


 

Znj. Fikrije Zymberi u.d. e Drejtorit të përgjithshëm të AAAPARr-se u ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve dhe ka theksuar se Arsimi dhe Aftësimi Profesional dhe Arsimi i te Rriturve ne kontekstin Evropian, duhet të mundësojë krijimin e qëndrueshëm të vendeve të reja të punës përmes përmirësimit të klimës afariste për bizneset dhe përmes shtimit të mundësive të punësimit për nxënësit e diplomuar në shkollat e mesme te larta profesionale
Trajnimi dhe aftësimi profesional i mësimdhënësve të shkollave profesionale paraqet një fushë që kërkon vëmendje politike dhe veprime strategjike.
Materialet relevante trajnuese, pajisjet laboratorike, punëtoritë e shkollave profesionale mund të japin efekt të pranueshëm tek nxënësit dhe tek te tjerët vetëm nëse mësimdhënësit dhe trajnuesit kanë kapacitetet e duhura për të kryer punën e tyre në pajtim me standardet e kërkuara dhe me pritjet e tregut të punës.
Për realizimin e këtij koncepti duhet të përfshihen bartës relevant (Ministritë dhe Institucionet tjera përkatëse, partnerët social, partnerët ndërkombëtarë me përvojat e tyre specifike dhe ekspertët vendor.
Ndërmjet shtetit dhe biznesit privat në një ekonomi moderne bashkëpunimi kuptimplotë ndërmjet shtetit dhe aktorëve ekonomikë është domosdoshmëri. Sektori privat mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për zhvillimin e një vendi. Për këtë arsye, ky sektor duhet përfshirë në mënyrën e duhur në çdo drejtim, ku nga ky bashkëpunim mund të lindë zhvillimi, kjo është në interes të dyja palëve.
Një fushë kyçe dhe e domosdoshme bashkëpunimi është kualifikimi profesional, duke filluar nga
arsimi profesional fillestar deri në kualifikimet e mëtejshme në punë dhe rikualifikim.
Shteti duhet të ndërtojë kushtet e nevojshme në shkollë, ndërsa biznesi duhet të marrë përgjegjësi për lidhjen përmbajtjesore dhe praktike me botën e punës.
Politikë punësimi, e cila lidh në mënyrë efektive nevojat e biznesit me qëllimet e punëkërkuesve duhet të bëhet përmes informimit rreth ofertave për kualifikim profesional.
Si burime njerëzore kemi fuqinë punëtore e cila është shumë e re.
Me një kualifikim profesional të mirë dhe të fokusuar mund ngrihen dhe të konsolidohen siç duhet sektorët ekonomikë. Në këtë mënyrë garantohet punësimi i rregullt. Për një bashkëpunim të domosdoshëm ndërmjet shtetit dhe sektorit privat për zhvillimin e fuqisë së kualifikuar punëtore duhet:
- Identifikimi dhe ri përkufizimi i profesioneve më të rëndësishme dhe të domosdoshme në sektorët kyçë me perspektivë të ekonomisë së shtetit tonë;
- Hartimi i përmbajtjeve të kualifikimeve dhe kurrikulave për kualifikim profesional të integruar në shkollë dhe në praktikë;
- Monitorimi i përbashkët në komisionet e provimeve përfundimtare të brendshme dhe të jashtme 
Që të krijohet një potencial i kuadrove të kualifikuar me kualifikime të cilat t’u përgjigjen edhe standardeve ndërkombëtare;
Arsimi profesional me perspektivë duhet të ketë si parim bazë bashkëpunimin më të ngushtë ndërmjet shkollave profesionale dhe kompanive. Të rinjve duhet t’u jepet mundësia ta njohin botën e punës qysh gjatë kohës së arsimimit në mënyrë që të përgatiten më mirë për tregun. 
Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet arsimit dhe biznesit është i pashmangshëm kur bëhet fjalë për përcaktimin e kërkesave dhe drejtimeve të kualifikimeve:
Zhvillimi ekonomik mund të arrihet përmes arsimit profesional dhe të sigurojë mirëqenie për Kosovën
Biznesi është ai që mund ta vlerësojë më mirë se kushdo tjetër se cilat kërkesa janë të domosdoshme për ushtrimin e secilit profesion dhe në cilat kushte.

 



ZV. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë zotëri. Heset Sahiti ka theksuar se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në kuadër të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë, në objektivin e 6 strategjik, i cili përfshinë Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin për të Rritur.  Thekson se mungesa e Aftësive, në shumicën e fushave përkatëse Profesionale, kufizon zhvillimin ekonomik të vendit. 
Cilësia e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, si dhe harmonizimi i kërkesave të sistemit arsimor me tregun e punës, ndikojnë në ngritjen profesionale të individëve, me mirëqenien sociale dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, përkatësisht, në rritjen e vetëpunësimit dhe të shkallës së punësimit në përgjithësi. Për të realizuar këtë është e nevojshme të bëhet trajnimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve, instruktorëve të lëmive të ngushta profesionale. Të bëhet zhvillimi i materialeve mësimore, si dhe krijimi i punëtorive të shkollave për Aftësim Profesional.
Z. Sahiti ka theksuar se Kosovës i duhet zhvillimi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur, si mundësi e mirë për punësim dhe zhvillim ekonomik. Në kuadër të institucioneve që merren me këtë lëmi të rëndësishme është edhe AAAPARr-ja, i cili mundëson të rinjëve të bëhen pjesëmarrës aktiv në tregun e punës, të hulumtojnë profile të cilat do të mundësojnë të rinjve që të vijnë tek tregu i punës, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me biznese për nevojat e tyre kadrovike si interes i përbashkët.


Prezantimet 
Prezantimi për Përmirësimin e cilësisë në sistemin e AAP-së dhe ARr-së në Kosovë kanë pasur zonja Fikrije Zymberi – U.d. e Drejtorit të Përgjithshëm të AAAPARr-së, prof..ass.dr. Ragip Gjoshi si dhe Ramadan Alija-Drejtor i zyrës DVV-Internacional në Kosovë.

                                    
Prezantim ka pasur edhe zotëri Klaus Bader – Labarre nga GIZ – Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar me temë Projetki YES. 
 

Majlinda Rizvanolli, eksperte e lartë, Projekti EYE (Rritja e punësimit të rinjve) ka prezantuar temën Ngritja e cilësisë përmes të mësuarit në vendin e punës.
Prezantimin me temë: Metodat e reja në zhvillimin profesional e ka bë bërë Denise Loughran –zyrtare e projekteve, ETF (Fondacioni Evropian i Trajnimeve). 
 
Ndërsa, Agron Hajdari – përfaqësues nga PEARSON ka bërë prezantimin me temën Kualifikimet BTEC.
 
Ish nxënësi nga QK-Prizren Drilon Rabi pjesëmarrës në programin e Internship-it të organizuar në Malta (në datat 10.09.2017-07.10.2017 nga ana e AAAPARr-së dhe PARAGON EUROPE) ka bërë prezantimin me temën: Intershipi, eksperiencat në Malta të nxënësve nga Kosova
 
Rekomandimet dhe konkluzionet e dala nga grupet punuese.

Grupi i I: Arsimi për të Rritur. Identifikimi i nevojave, Moderator ka qenë z.Ramadan Alija - DVV International 
Rekomandimet 
Përpilimi i një Strategjie për ARr ose (MGJGJJ);
Përpilimi i një Formule financiare (skeme financiare ne nivel Kombëtarë);
Zhvillimi i një data basë ne nivel nacional për mbledhjen e te dhënave për ARr;
Legjislacioni – te plotësohet , Diplomat nga Programet për të rritur të ndryshojnë nga ato nga arsimi formal; (te specifikohet ne Diplomë);
Ngritja e cilësisë në ARr në kuadër të shkollave profesionale në nivel të arsimit formal (mësimit të rregullt);
Shkollat Profesionale mbledhin fonde nga pagesa e nxënësve, ndërsa mjetet e grumbulluara duhet t’i kthehen shkollës (Shkollat duhet të menaxhojnë vetë me buxhetin nga vetëfinancimi i nxënësve), buxheti i akumuluar duhet te shfrytëzohet përsëri për ARr;
Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore për ARr në kuadër te shkollave profesionale (Stafi Menaxhues, Planifikuesit, Mësimdhënësit, Hulumtuesit, etj.);
Shkollat e mesme profesionale duhet të kenë buxhet shtesë për nevojat e punës praktike 
Implementimi i PSAK 2017-2021 ; Te kemi xhirollogari të shkollave për ARr;
                  


Grupi i II: Projekt-Propozimet në fushën e AAP-së,  Moderator ka qenë znj. Denise Loughran
Trajnimet e përbashkëta,
o Platforma virtuale
o Vizitë studimore
o Këmbimi i studentëve
Rezultatet 
o Përmirësimi i cilësisë
o Motivimi i cilësisë
Monitorimi dhe vlerësimi
o Shkëmbimi i mësimdhënësve dhe nxënësve në BE
o Ngritja e shkathtësive
o Ardhmëria e punës në Kosovë dhe jashtë Kosovës
           




Grupi i III: Shkëmbimi i nxënësve dhe mësimdhënësve, Moderator ka qenë z. Bashkim Hyseni

Marrëveshje të Qëndrueshme me “PARAGON”
Përfitime të mëdha
o Bëhet matja e standardit të profesionit
o Nxënësit e plotësojnë numrin e orëve të mësimit praktik
o Nxënësit e avancojnë gjuhën e vendit ku shkojnë
o Motivohen nxënësit dhe prindërit për përcaktim në arsimin profesional
Sfiduese
o Rregullimi i çështjes së shpenzimeve
o Shpenzimet për vizitë
o Shpenzimet për nxënës që vijnë te ne ?
o Kjo mund të bëhet përmes
1. Participimit
2. Filantropisë
3. Fondit të shkollës
4. Kompanive që i pranojnë nxënësit

         

Grupi i IV: Ndërlidhja e AAP-së dhe ndërmarrjes, Moderator ka qenë z. Besart Shala
Shpërndarja e përvojave te mira nga AAAPARr dhe QK 
Te përfshihen përfaqësuesit e biznesit neper takime
Caktimi i personave përgjegjës për bashkëpunim me bizneset
Themelimi i grupeve punuese për lidhjet me bizneset, me përfaqësues nga shkolla dhe ndërmarrjet
Qartësimi i detyrave shkollë- ndërmarrje
Hartimi dokumentacionit përcjellës
Themelimi i qendrës së karrierës
Marrëveshje ndërmjet MASHT, MF, MPMS, OEK, AAAPARr
AAAPARr të ketë rol bartës ne implementimin e vendimeve dhe politikave, gjithashtu edhe për lidhjet me bizneset.