Me 19 dhe 20 Prill është mbajtur Panairi i Edukimit 2018, në sallen 1 Tetori Prishtinë, organizuar nga organizata Congress Event Organization – CEO, e cila vepron ne këtë fushë që nga viti 2000 dhe operon me aktivitetet e saj në vend dhe rajon.

Qëllimi i këtij panairi është që të kontribuoj në ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe studentëve por edhe institucioneve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve (punë praktike, bursa, intership etj). Është mundësi e mirë që shkollat e AAP-së dhe institucionet tjera të arsimit të lartë, të informojnë dhe promovojnë punën e tyre.

Po ashtu, kjo ngjarje ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të kontakteve në mes të institucioneve arsimore si dhe takimeve me nxënës, studentet dhe udhëheqës të institucioneve arsimore vendore dhe të huaj.

 Në  këtë event morën pjesë edhe gjashtë shkollat partnere të AAAPARr-së. Nxënësit e shkollave të SH.M.L. T ’’11 Marsi’’Prizren;  SH.M.L.P ’’Shtjëfen Gjeçovi” Prishtinë;  Qendrës së Kompetencës, Skenderaj;  Qendrës së Kompetencës, Malishevë;  Qendrës së Kompetencës Ferizaj dhe Qendrës së Kompetencës, Prizren, prezantuan  punën dhe aktivitetet e tyre në bazë të drejtimeve dhe profileve përkatëse duke i njohur të rinjët dhe pjesëmarrësit tjerë në panair me shkollat/qendrat e tyre, si një mundësi promovimi, informimi dhe bashkëpunimi.