Në realizimin e intershipit në kompanitë e ndryshme nga data 10. 9. 2017 deri më 7. 10. 2017 në Maltë kanë qëndruar nëntë nxënës të shkollave partnere të AAAPARr-së, të cilat kanë qenë nën përcjelljen e përfaqësuesve të këtij institucioni. 


   

Pos suksesit të treguar në punën praktike, dy nxënësit nga Kosova, Çlirim Shabani nga Qendra e Kompetencës në Ferizaj dhe Drilon Rabi nga Qendra e Kompetencës në Prizren, para të pranishmëve të konferencës vjetore të Asociacionit Evropian të Instituteve për Trajnime Profesionale (EVBB) që është mbajtur po në Maltë, kanë prezantuar të arriturat e secilit nxënës nga Kosova, pjesëmarrës në intershipin e organizuar nëpër kompani të ndryshme në shtetin e Maltës, duke theksuar se intershipi për ta në një shtet evropian ishte një përvojë e mirë dhe mbetën të kënaqur nga përvoja që kanë marrë. 


Në hapësirat e konferencës së EVBB-së në “Excelsior Hotel”,  nxënësit nga Kosova që kishin ndjekur internshipin në Malta pranuan certifikatat për përfundimin me sukses të periudhës një mujore të internshipit në kompani të ndryshme në shtetin e Maltës.