Gjatë vitit 2017, Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) ka organizuar trajnime të ndryshme me qëllim të ngritjes profesionale të mësimdhënësve të shkollave partnere.
Metodikë didaktike dhe Didaktikë profesionale

Trajnimet për Metodikë didaktike dhe Didaktikë profesionale për mësimdhënësit e shkollave partnere siç janë: ShMLT “11 Marsi” në Prizren, ShMLP “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, Qendra e Kompetencës në Skenderaj, Qendra e Kompetencës në Ferizaj si dhe Qendra e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë.

  

Trajnimi i stafit për Free Balance (SIMFK)

Pas kërkesave të Agjencisë dërguar në Ministri të Financave për trajnim dhe certifikim të stafit kemi marrë përgjigje pozitive nga ana e Ministrisë së Financave (MF). Kështu që, gjatë vitit 2015 stafi i Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) është trajnuar dhe certifikuar nga trajnerët e Ministrisë së Financave për programin e Free Balance në Sistemin Informativ për Menaxhim Financiar dhe Kontroll (SIMFK). Pas suksesit të arritur në këtë trajnim, Agjencia, në bashkëpunim me MF-në, ka bërë instalimin e sistemit të Free Balance në zyrat e Agjencisë.
  


Trajnimi i stafit të AAAPARr-së dhe shkollave partnere ka vazhduar në bazë të kërkesave. Zyrtarët e certifikuar për qasje në Free Balance gjatë vitit 2017 janë si më poshtë:

Arben Krasniqi, zyrtar certifikues;
Jeton Shala, zyrtar certifikues;
Xhevdet Krasniqi, zyrtar për të hyra;
Arta Sylejmani, zyrtare për nënalokim. 

Trajnimi për arsimin e të rriturve

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARR), në bashkëpunim me Organizatën DVV Internacional, kanë organizuar trajnimin e bazuar në Curriculum GlobALE për 30 mësimdhënës të shkollave partnere. Gjatë vitit që e lamë pas kanë përfunduar modulet e trajnimit 4 dhe 5 me trajnerët Demë Hoti dhe Naser Zabeli. Mësimdhënësit e kanë vlerësuar lart këtë trajnim, duke theksuar se njohuritë e fituara do të ndihmojnë pozitivisht në punën e tyre. Kështu që, tani këta mësimdhënës i kanë përfunduar modulet nga 0-5.   


AAAPARr-ja përfiton projekt nga ETF-ja

AAAPARr-ja, në bashkëpunim me Institutin ITED, është përfituese e grandit nga ETF-ja për trajnimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve (CPD), me projektin “Trajnimi i mësimdhënësve në AutoCAD 2D”, në të cilin ishin të pranishëm 17 mësimdhënës. Më pas këta 17 mësimdhënës kanë organizuar trajnime për mësimdhënësit e tjerë.


Trajnimi për automekanik dhe përpunim të metaleve 

AAAPARr-ja, në bashkëpunim me Odën Zejtare të Dortmundit, në ShMLP “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, janë organizuar trajnimet në fushën e automekanike dhe po vazhdojnë sërish trajnimet e mësimdhënësve (automekanikë) dhe në trajnimin e mësimdhënësve/nxënësve për përpunim të metaleve.


Teknik i farmacisë

Është organizuar trajnimi i programit të kualifikimit BTEC nga PEARSON për mësimdhënësit e profilit Teknik i farmacisë në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj.


Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore

AAAPARr, në bashkëpunim me Lux-Development, kanë organizuar trajnimin për nivelin e pestë të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” që është zhvilluar nga PEARSON, institucion prestigjioz britanik.


Këshilltar karriere

Gjithashtu, AAAPARr, në bashkëpunim me Lux-Development, kanë organizuar trajnimin për nivelin e pestë të kualifikimit Këshilltar karriere që është zhvilluar nga PEARSON. Trajnerët Jeremy Curtis dhe Jim Coyle kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme me pjesëmarrësit.