Një delegacion Gjerman nga Landi Baden- Württemberg kanë qendruar në Republikën e Kosovës në datat 14, 15 dhe 16 Maj, nën përcjelljen dhe organizimin e stafit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart-Gjermani. Anëtarët e delegacionit Gjerman (në mesin e të cilëve deputetë të landit, gazetarë dhe përfaqësues nga ambasada Gjermane në Kosovë) nën udhëheqjen e Sekretares së shtetit në Ministrinë e Shtetit Znj. Theresa Schopper kanë realizuar takime në institucionet tona, në mesin e të cilëve kanë vizituar edhe shkollën profesionale “Qendra e Kompetencës – Skënderaj”. 
Takimi dhe vizita në QK-Skënderaj është realizuar me datë 16.05.2018, kurse në pritje të delegacionit përveç stafit dhe mësimdhënësve të shkollës morën pjesë edhe udhëheqës të institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, në mesin e të cilëve deputetja nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Znj. Ganimete Musliu, Ministër-Këshilltar/Konsull në Gjermani Z. Blerim Canaj, Konsulli në Gjermani Z. Besnik Miftaraj, kryetari i komunës Skënderaj Z. Bekim Jashari, ud. drjejtorit të përgjithshëm nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) Znj. Fikrije Zymberi, drejtori komunal i arsimit nga komuna Skënderaj Z. Bekim Latifi. Të pranishmëve në takim, zyrtarëve nga shteti Gjerman me nga një fjalim rasti ju dëshiruan mirëseardhje përfaqësuesit e institucioneve nga Republika e Kosovës, ndërsa U.d. drejtorit të përgjithshëm të AAAPARr-së Znj. Fikrije Zymberi përveç se falenderoi të pranishmit për përkrahjen që Landi Baden- Württemberg jep për shkollën në QK-Skënderaj, gjithashtu ajo informoi të pranishmit për rolin dhe funksionin e AAAPARr-së, numrin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollat partnere të AAAPARR-së, të arriturat e shkollave partnere dhe në fund ftoi delegacionin të vizitojë edhe qendrat tjera të kompetencës. 
Para se delegacioni Gjerman të vizitojë hapësirat tjera të shkollës, drejtori nga QK-Skënderaj Z. Armend Bajraktari së bashku me Sekretaren e shtetit në Ministrinë e Shtetit Znj. Theresa Schopper ndanë certifikatat e pjesëmarrjes në trajnim për mësimdhënësit e profileve arsimore të drejtimit “Ndërtimtari” nga QK-Skënderaj që kanë kryer trajnimin vitin e kaluar në Gjermani dhe që të njëjtit po vazhdojnë të trajnohen nga trajnerët Gjerman të cilët kanë ardhur në vendin tonë. 
Në fund u bë shkëmbimi i dhuratave ndërmjet delegacionit nga Gjermania dhe përfaqësuesve nga institucionet e Republikës së Kosovës.