Me rastin e fillimit te vitit  2019/2020, sot Fikrije Zymberi  u.d e drejtorit te AAAPARr vizitoi dy nga shkollat qe janë nën menaxhimin e këtij Institucioni (Qendren e Kompetencës në Ferizaj dhe Sh.M.L.P  “Shjefën Gjeqovin”në Prishtinë ), me ç’ rast ju uroj  një vit te mbarë e te suksesshëm.


Drejtoresha shtoi se vetëm  me  angazhim maksimal nga të gjithë së bashku me mësimdhënës e prindër,  nxënësve do të mund të ju ofrojmë dije dhe shkathtësi të nevojshme për të ardhmen e tyre dhe të vendit. “Vetëm  në këtë mënyrë  mund të bëhen  ndryshimet e shumëpritura dhe të dëshiruara në ngritje të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies”, ka shtuar Zymber.

Edhe drejtori i QK Ferizaj Bashkim Hyseni  dhe Faik Salihi drejtor i Sh.M.L.P”Shtjefën Gjeçovi”, kanë falënderuar drejtoreshën për vizitën e bërë dhe përkrahjen e deritashme.