Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCES DHE TEKNOLOGJISË

AGJENCIA PËR ARSIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL DHE ARSIM PËR TË RRITUR

AGENCIA ZA PROFESIONALNO OBRAZOVANJE I OSPOSOBLAVANJE I OBRAZOVANJE ZA ODRASLE

AGENCY FOR VOCATIONAL EDUCATION AND TRAINING AND ADULT EDUCATION


Nr: 317   /1

Datë: 02.09.2019

KONKURS

 

         Për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së tretë për Nivelin e 5-të, të kualifikimit “Asistent për nxënës/fëmijë me nevoja të veçanta arsimore” në Qendrën  e Kompetencës në  Ferizaj përkatësisht në paralelet e saj në Prishtinë dhe Pejë për vitin shkollor 2019/2020

 

 

1.      Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e  kandidatëve

 

Për regjistrimin e kandidatëve  për Nivelin 5 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), në  Qendrën  e Kompetencës në  Ferizaj,  për vitin shkollor 2019/2020,  mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm të  lartë  dhe të janë më të vjetër se 18 vjeç.

Kandidatë  të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin, barasvlerësimin e diplomave dhe dëftesave në MAShT dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim.

 

Të drejtë aplikimi kanë:

 

  1. Kandidatët të cilët kanë  përfunduar shkollimin e mesëm të  lartë (niveli 4 i kualifikimit).

 

 

2.  Ofrimi i kualifikimit

 

Në këtë vit akademik, kualifikimi do të ofrohet në dy grupe –  Prishtinë dhe Pejë. Baza e ofrimit të kualifikimit është Qendra e Kompetencës në Ferizaj si Institucion i akredituar nga PEARSON dhe dy paralelet e saj të ndara në Qendra Burimore në Prishtinë dhe Pejë.

 

    

3.  Përfitimet për kandidatët

 

Të gjithë kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë  kualifikim, do të pajisen me diplomë sipas standardeve të BTEC e cila do të jetë e njohur ndërkombëtarisht në mbi 70 vende të  botës.

 

    

  4.  Kreditë

 

Kualifikimi për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” zgjat një vit akademik dhe vlerësohet me 120 kredi (1200 orë) të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

 

 

5.  Pagesa për kualifikim

 

Sigurimi i cilësisë së kualifikimit bëhët nga Institucioni prestigjioz britanik PEARSON. Të gjithë kandidatët të cilët pranohen për këtë kualifikim janë të obliguar që në afat prej 15 ditëve pasi të pranohen, të paguajnë shumën prej 300 Euro.

 

 

6.  Dokumentet e nevojshme për konkurim

   

Kandidatët për të konkurruar për regjistrim në kualifikimin e nivelit 5, “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” duhet të paraqesin këto dokumente:

ü  Fletëparaqitjen e cila merret në Agjencionin për Arsim dhe aftësim profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) dhe/ose në Qendrën Burimore “Xheladin Deda” në Pejë;

ü  Kandidatët të cilët konkurojnë

ü  Diplomën e shkollimit të  mesëm të  lartë, për kandidatët të  cilët kanë diplomuar pas vitit shkollor 2015/2016;

ü  Certifikatën e shkollimit të mesëm të lartë, për kandidatët  të  cilët kanë mbaruar shkollimin e mesëm të  lartë  para vitit shkollor 2014/2015;

ü  Diplomë tjetër të shkollimit të lartë, nëse e posedon kandidati;

ü  Certifikata relevante, nëse i posedon kandidati;

ü  Dëshmi e përvojës së punës, nëse kandidati ka përvojë;

ü  Certifikatën e lindjes.

 

 

       7. Afati i paraqitjes së dokumenteve, vendi dhe shpallja e rezultateve

 

Paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës:  02. Shtator 2019 – 06. Shtator 2019

 

Për grupin/paralelen e Prishtinës paraqitja e dokumenteve bëhet në  Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur. Adersa: Rruga “Agim Ramadani” 10000, Prishtinë, kati i tretë, ndërsa për grupin/paralelen e Pejës e cila i përfshin komunat Pejë, Decan, Junik, Istog, dhe Klinë, paraqitja e dokumenteve bëhet në Qendrën Burimore “Xheladin Deda” në Pejë, rruga “Bill Klinton” nr.183 duke filluar nga ora 10.00-14.00, si dhe për të dy grupet  në formë elektronike në e-mail adresën xhevahire.pllana@rks-gov.net.

 

Kandidatët, do të ftohen për testin e bazuar në kompjuter, sipas standardeve të testimit përmes programit të Basic Check dhe testit me shkrim me datë: 13. Shtator 2019, në sallën e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”

 

Rezultatet për pranimin e kandidatëve shpallen në AAAPARr/Qendrën Burimore “Xheladin Deda” Pejë me datën: 20. Shtator 2019.

Kthimi i dokumenteve për kandidatët, të cilët nuk janë pranuar do të bëhet me datë: 21. Shtator 2019.

Kandidatët e refuzuar të  cilët dyshojnë  se i janë shkelur kriteret e regjistrimit kanë të drejtë, brenda 24 orëve, nga koha e shpalljes  së rezultateve t’i paraqes ankesë  në Agjencinë e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur dhe në raste të jashtëzakonshme edhe MAShT - komisionit për ankesa.

 

 

     8.  Kriteret e regjistrimit

 

Me qëllim që të garantohet një proces transparent i regjistrimit dhe të promovohet procesi i shkathtësive të orientuara në merita, kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat minimale për aplikim do të ftohen për testim.

Kandidatët që vlerësohen në bazë të rezultateve të testit Basic Check dhe testit me  shkrim, do të pranohen  sipas pikëve maksimale.