AAAPARR deo NURIC projekta

Projekti NURIC (Capacity Building in Nursing Informatics Competencies to Foster the Digital Transformation of Healthcare) është një iniciativë ndërkombëtare që synon të përmirësojë aftësitë në informatikën e infermierisë për nxënësit dhe profesionistët e kësaj fushe. Ky projekt është financuar nga programi Erasmus+ dhe përfshin partnerë nga vende të ndryshme, duke përfshirë Austrinë, Kosovën, Izraelin, Italinë dhe Greqinë.

Objektivat kryesore të NURIC përfshijnë zhvillimin, pilotimin dhe vlerësimin e programeve fleksibile arsimore në informatikën e infermierisë, duke ofruar nano-kurse dhe programe certifikimi të bazuara në standardet ndërkombëtare të kompetencave digjitale, të përshtatura për nevojat lokale. Në Kosovë, projekti fokusohet në ofrimin e aftësive të informatikës për nxënësit e infermierisë në arsimin e mesëm profesional dhe në ofrimin e arsimit të vazhdueshëm për profesionistët e infermierisë.

Për të siguruar qëndrueshmërinë dhe cilësinë e mësimdhënies, NURIC implementon një qasje “train-the-trainer” për të trajnuar instruktorët në metodat më të fundit të mësimdhënies në informatikën e infermierisë. Gjithashtu, projekti synon të ndërgjegjësojë palët e interesuara për rolin e specialistëve të informatikës së infermierisë dhe mundësitë e punësimit në këtë fushë.

Në shtator të vitit 2024, është mbajt punëtori e organizuar nga AAAPARr në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve në informatikën e infermierisë për dixhitalizimin e kujdesit shëndetësor.

Ndërsa me 17 dhe 18 Shkurt 2025 u mbajt punëtoria e organizuar nga projekti NURIC ,në Universitetin-Unicamillus në Romë, ku morën pjesë Fikrije Zymberi, drejtoreshë në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur dhe zyrtarë të këtij institucioni .

AAAPARR deo NURIC projekta

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors