Qendra e Kompetencës - Ferizaj

Qendra e Kompetencës në  Ferizaj është një nga gjashtë qendrat e kompetencës të zhvilluara së fundi të cilat janë zhvilluar dhe përkrahur nga “Vendet Donatore”, kjo qendër në Ferizaj është ndërtuar dhe përkrahur nga Agjencia për Zhvillim e Luksemburgut nëpërmjet Projektit KSV/015 “Përkrahje për Zhvillimin e AAP-së në Kosovë” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Qendrat e Kompetencës kanë qenë përgjegjësi e autoriteteve komunale të cilat i kanë emëruar Ekipin e Menaxhmentit të Lartë dhe mësimdhënësit. Që nga data 1 janar 2015, kjo përgjegjësi ka kaluarte Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional e themeluar së fundi (AAAPARr).


Qendra e  Kompetencës në Ferizaj vitin shkollor  2013-14 e  shënon si vitin  e  parë të fillimit të punës  duke startuar  me  tetë profile shëndetësore:

  • Teknik i  Audiometrisë
  • Asistent  i Kujdesit Social  dhe  Shëndetësor
  • Asistent  i Ortopedisë
  • Teknik i Ortoprotetikës
  • Teknik dentar
  • Teknik i Farmacisë
  • Teknik i Optikës
  • Asistent  i Sigurisë Ushqimore  dhe  Dietat


Tetë profilet  numërojnë nga  një klasë prej 24 nxënësish që në total bëjnë 192  nxënës për  një gjeneratë dhe  që i bie se  kapaciteti komplet  i shkollës është 576 nxënës. Qendra e  Kompetencës në Ferizaj ka  ardhur  si  rezultat projekti i cili  është financuar  nga Qeveria  e Luksemburgut përmes  Ministrisë së Jashtme  të Luksemburgut. Kontribut  financiar  është dhënë  edhe  nga  Ministria e  Arsimit  të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 


Shkarko dokumentin e bashkangjitur me informatat e plota



576

Nr. nxënësve

39

Nr. stafit
Adresa

Qendra e Kompetencës - Ferizaj

rr. Rexhep Bislimi
Ferizaj 70000, Republika e Kosovës

About

Contact
AAAPARR
Ndërtesa MAShT-II pranë Fakultetit Ekonomik dhe Juridik- kati i III-të
Rr. Agim Ramadani p.n, Prishtinë
Tel:+ 38 (0) 200 20351
E-mail:xhevahire.pllana@rks-gov.net
Regional Map
May 2019
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31