Ka përfunduar Trajnimi për modulin e Planit të Biznesit, për mësimdhënësit e Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, Qendrës së Kompetencës në Ferizaj dhe Qendrës së Kompetencës në Skënderaj.
Drejtoresha e AAAPARR-së Fikrije Zymberi, ka shprehur mbështetjen e saj dhe të institucionit që ajo drejton, për mësimdhënësit, duke thënë se Qendrat e Kompetencës janë shepmbull për të mirë me të arriturat dhe sukseset e tyre.
Ndërsa, ky trajnim është duke vazhduar për mësimdhënësit e Qendrës së Kompetencës në Prizren, Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë dhe Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” Prizren.

