Drejtoresha Fikrije Zymberi është takuar me përfaqësuesit nga Qendra për cilësi arsimore dhe kualifikim të profesorëve të Baden- Württembergut (Zentrum für Schulqualität und Lehrerbildung). Konrad Neufeld, udhëheqës për Projektet për Bashkëpunim Ndërkombëtar në ZSL, si dhe Thilo Seltmann, përgjegjës për trajnimin e profesorëve për Kosovën.
Vizita e tyre në Kosovë është lidhur me trajnimin e radhës për profesorët e shkollave profesionale e veçanërisht me Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, projekt i cili financohet nga qeveria e landit Baden- Württemberg dhe implementohet ZSL.
Drejtoresha Zymberi i ka njoftuar më detaje lidhur me punën e këtij institucioni dhe Qendrat e Kompetencës.
Qëllimi tjetër i këtij takimi ishte mundësia/hulumtimi për ndonjë projekt të ri në të ardhmen, si dhe përfshirja profesorëve nga Qendrat e tjera në trajnimet profesionale.