Ka diplomuar gjenerata e parë e nxënësve, në profilin ” Murator dhe punëtorë të ngjashëm” sipas sistemit të arsimit dual, që janë nga Qendra e Kompetencës në Skenderaj, një model i suksesshëm që ndërthur teorinë me punën reale në biznese (ndërmarrje), duke siguruar punësim të qëndrueshëm.
Gjatë kësaj ceremonisë së diplomimit të 16 nxënësve, prezent ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministrja e Arsimit , Shkencës , Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci, drejtoresha e AAAPARr znj Fikrije Zymberi, Drejtori komunal i Arsimit në Skenderaj z. Kastriot Duraku, përfaqësues të Odës ekonomike në Kosovë, ambasadës Gjermane, GIZ–it, përfaqësues të ndërmarrjeve të cilët mundësuan realizimin e këtij sistemi dhe akterë të tjerë.
Më 4 prill 2022, në këtë komunë janë nënshkruar kontratat e para të marrëveshjeve të mësimit në kompani. Tre vjet më vonë, po korrim frytet e këtij vizioni të përbashkët për një arsim që përgatit të rinjtë tanë jo vetëm me dije teorike, por edhe me aftësi praktike në përputhje të drejtpërdrejtë me kërkesat e tregut të punës.
Pra, ky model, i cili ndërthur teorinë me praktikën në kompani partnere, ka për qëllim të përgatisë të rinjtë për tregun e punës dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albon Kurti gjatë vizitës në këtë qendër, uroi nxënësit për arritjen dhe theksoi rëndësinë e një arsimi të orientuar drejt tregut të punës. Ai tha se “është thelbësore që nxënësit tanë që punojnë të jenë të kualifikuar” është shprehur Kurti.
Qendra e Kompetencës në Skenderaj, është në menaxhim të Agjencisë për Arsim, Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARR).