Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve u krijua nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Themeluesi ka përcaktuar të drejtat dhe detyrat e saj.
Aktivitetet e Agjencisë janë planifikimi, zhvillimi, organizimi, implementimi, monitorimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit profesional dhe arsimin e të rriturve.

Vizioni
Agjencia është në dispozicion, fleksibil për të gjithë sistemin e arsimit profesional dhe përtë rritur, në bazë të kompetencës, në funksion të nevojave të çdo individi dhe shoqërisë, mbajtësi i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës dhe rritjen e punësimit.

Misioni
Misioni ynë është ofrimi i mbështetjes së institucioneve të AAP dhe AARr-së për të bërë arsim dhe edukim me rrënjë të fortë drejt rritjes së kompetencës dhe suksesit.
Misioni vijues i AAAPARr-së është qe t’i japë një shtysë dhe mbështetje të fuqishme zhvillimit të AAP-së në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane. Në permbushje të qëllimit, Agjencia synon të arrijë zhvillimin e AAP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit; Sigurimin e partneritetit social në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të programeve të AAP-së; Integrimin e arsimit, formimit dhe punës në këndvështrimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës; Zhvillimin e dimensionit evropian të AAP-së, duke siguruar një transparencë të kualifikimeve dhe përafrimit të kompetencave me tregun e përbashkët evropian.

Harta e shtrirjes regjionale
Për ne

Misioni ynë është qe t’i japim një shtytje dhe mbështetje te fuqishme zhvillimit te AAP-së në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane. Në përmbushje të qëllimit, Agjencia synon të arrijë zhvillimin e AFP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit.