Diplomon gjenerata e IV për “Asistentëve për fëmijë/ nxënës me nevoja të veçanta arsimore”

Në fjalën përshendetëse, drejtoresha e AAAPARr-së  Fikrije Zymberi  theksoi rëndësinë e kualifikimit të të diplomuarve duke u zotuar se Institucioni të cilin ajo e drejton do të vazhdojë edhe më tutje në përkrahjen e tyre edhe për gjeneratat tjera në të ardhmën.

Kurse Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërije Nagavci, theksoi se në plan të ministrisë është angazhimi i 100 asistentëve dhe gjatë këtij viti është ndarë buxheti për kompletim të stafit, kuadrove të kualifikuara sipas standardeve të përcaktuara nga PEARSON. Andaj kurorëzimi i këtij programi, shtoj me tej nagavci të shpërblehet me punësimin e këtyre të diplomuarve nëpër Komunat e Kosovës për të lehtësuar punën për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ky kualifikim është një storie e suksesit në ofrimin, zbatimin, cilësinë dhe punësimin e Asistentëve. Krejt kjo falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të MASHTI-it, AAAPARr-së dhe akterëve tjerë, me qëllim për të përgatitur profesionit që të sherbejnë kategorive të ndjeshme të fëmijëve dhe nxënësve.

Të dhënat për kontakt

© Copyright AAAPARr. Të gjitha të drejtat e rezervuara