Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve u krijua nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Themeluesi ka përcaktuar të drejtat dhe detyrat e saj. Aktivitetet e Agjencisë janë planifikimi, zhvillimi, organizimi, implementimi, monitorimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit profesional dhe arsimin e të rriturve.
Misioni
Misioni ynë është ofrimi i mbështetjes së institucioneve të AAP dhe AARr-së për të bërë arsim dhe edukim me rrënjë të fortë drejt rritjes së kompetencës dhe suksesit.
Misioni vijues i AAAPARr-së është qe t’i japë një shtysë dhe mbështetje të fuqishme zhvillimit të AAP-së në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane. Në permbushje të qëllimit, Agjencia synon të arrijë zhvillimin e AAP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne,
tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit; Sigurimin e partneritetit social në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të programeve të AAP-së; Integrimin e arsimit, formimit dhe punës në këndvështrimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës; Zhvillimin e dimensionit evropian të AAP-së, duke siguruar një transparencë të kualifikimeve dhe përafrimit
të kompetencave me tregun e përbashkët evropian.
vizioni
Agjencia është në dispozicion, fleksibil për gjithë sistemin e arsimit profesional dhe të rritur, në bazë të kompetencës, në funksion të nevojave të çdo individi dhe shoqërisë, mbajtësi i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës dhe rritjen e punësimit.
SYNIMET
Objektivat e AAAPARr
Në përmbushjen e misionit të saj, Agjencia do të kryej këto funksione:
● Harton dhe rishikon regjistrin kombëtar të profesioneve, të kualifikimeve, nivelet dhe standardet përkatëse;
● Harton dhe rishikon kurrikulat bërthamë të kualifikimeve profesionale;
● Harton dhe rishikon standardet e trajnimit të mësimdhënësve të AAP-së;
● Përcakton parimet dhe kriteret e vlërësimit dhe certifikimit për kualifikimet profesionale dhe administron regjistrin kombëtar të certifikatave të lëshuara;
● Siguron që standardet e kompetencave janë në përputhje të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare, në veçanti me Kornizen Evropiane të Kualifikimeve dhe Sistemin Evropian të Kreditimit për AAP-në;
● Siguron bashkëveprimin e të gjithë aktorëve kontribuues të shoqërisë, në të gjitha nivelet dhe fazat e planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të programeve të AAP-së.