Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të AAAPARr-së përmes zhvillimit të standardeve profesionale dhe trajnimeve për mësimdhënësit dhe menaxhmentin e Qendrave të Kompetencës”, po vazhdon Moduli II i trajnimit “Inteligjenca Artificiale në mësimdhënie” në Qendrat e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit po njihen me mënyrat se si mjetet e inteligjencës artificiale […]
Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve u krijua nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Themeluesi ka përcaktuar të drejtat dhe detyrat e saj. Aktivitetet e Agjencisë janë planifikimi, zhvillimi, organizimi, implementimi, monitorimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit profesional dhe arsimin e të rriturve.
Misioni
Misioni ynë është ofrimi i mbështetjes së institucioneve të AAP dhe AARr-së për të bërë arsim dhe edukim me rrënjë të fortë drejt rritjes së kompetencës dhe suksesit.
Vizioni
Agjencia është në dispozicion, fleksibil për gjithë sistemin e arsimit profesional dhe të rritur, në bazë të kompetencës, në funksion të nevojave të çdo individi dhe shoqërisë, mbajtësi i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës dhe rritjen e punësimit.
AAPARr ka në menaxhim 6 (gjashtë) Qendra të Kompetencës (Shkolla të Mesme të Larta Profesionale):