Konferenca e V-të e AAAPARR-së   “Cilësia në AAP-Atraktivitet në tregun e punës”

Është mbajtur Konferenca e V-të vjetore e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur “Cilësia në AAP-Atraktivitet në tregun e punës”. Para tw pranishmwve u shfaq video promovuese me të arriturat e Qendrave të Kompetencës.  Me pas drejtoresha e Agjencisë, Fikrije Zymberi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët zhvillimorë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në avancimin e AAP-së. Zymberi  mes shumë të ftuarve nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, prezantoj të arriturat e Agjencisë gjatë vitit 2022, të cilat janë të arritura domethënëse që ndikojnë në përmirësimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe ngritjen e cilësisë në Qendrat e Kompetencës. Natyrisht, u diskutua edhe për sfidat të cilat janë të shumta dhe mundësit që bashkë me përkushtim dhe vizion të bëjmë zgjidhje cilësore në ballafaqimin me to. 

Ne mesin e shumë të ftuarve, ishte edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Me këtë rast, ministrja Nagavci, theksoi rolin vendimtar të sistemit të Arsimit Aftësimit Profesional (AAP) në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të një shteti. Ministrja tha se MASHTI dhe Qeveria e Kosovës janë duke e trajtuar me prioritet AAP-në, ndërsa përmendi një varg iniciativash që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren për ta përmirësuar gjendjen.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci përmendi themelimin e Komisionit Ekzekutiv për avancimin e AAP-së në nivel të Kryeministrisë, i cili do të mundësojë një bashkërenditje më të mirë ndërinstitucionale sa i përket sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Po ashtu, ajo theksoi edhe faktin se tashmë ka filluar implementimi i arsimit dual në katër profile, ndërsa përmendi edhe ridefinimin e kritereve për financimin e shkollave profesionale, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave.

“Në finalizim e sipër është dokumenti i kornizës kurrikulare të AAP-së, dokument ky i cili ka ngelur i papërfunduar që nga viti 2018. Ky dokument do të jetë udhërrëfyes për strukturimin e kurrikulave që do të ofrohen në shkolla profesionale”, tha ministrja, pasi që përmendi edhe shumë veprime që po ndërmerren me qëllim të avancimit të sistemit të AAP.
Me prezencë dhe prezantime domethënëse konferencën e pasuruan panelistët dhe prezantuesit e institucioneve udhëheqëse relevante.

Të dhënat për kontakt

© Copyright AAAPARr. Të gjitha të drejtat e rezervuara