Diplomon gjenerata e parë në Profilin Floktari në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë

Diplomojnë 19 nxënësit e gjeneratës së parë të arsimit dual, profili Floktari në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”. Ky moment është më shumë se një certifikim, është kurorëzim i një rruge me përkushtim, punë dhe vizion, për të rinjtë dhe të rejat që po ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme me dije dhe aftësi, vetëbesim dhe përgatitje për jetën e punën. Mësimi dual, është modeli evropian ku lidhet shkolla me ekonominë, dija me profesionin dhe të ardhmen me mundësinë reale të punësimit.
Në ceremoninë e diplomimit, morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Drejtoresha e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin për të Rritur, Fikrije Zymberi, udhëheqësi i projektit “Fit for Jobs” nga GIZ, Mario Ekart dhe shumë personalitete tjera.

Me këtë rast, kryeministri Kurti vlerësoi rolin e Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila ishte ndër të parat që zbatoi modelin dual dhe sot ofron arsim profesional në tri profile me rreth 220 nxënës, duke e cilësuar këtë si një sukses institucional dhe një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi arsimor që krijon mundësi reale për të rinjtë.

Ndërsa ministrja Nagavci rikujtoi se arsimi dual në Kosovë nisi zyrtarisht në shtator të vitit 2022 si pjesë e iniciativave strategjike të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e të rinjve dhe për përshtatjen e arsimit me kërkesat e tregut të punës. Ajo potencoi se modeli është tashmë i pranishëm në 25 shkolla në 15 komuna të vendit, dhe përfshin mbi 1,600 nxënës – dëshmi kjo e suksesit të bashkëpunimit institucional dhe interesimit të shtuar për arsimin profesional.

Kurse drejtoresha Zymberi theksoi përkushtimin e saj të vazhdueshëm dhe të institucionit që udhëheq në përkrahje të Qendrave të Kompetencës, me qëllim të ngritjes profesionale të nxënësve.

Diplomon gjenerata e parë në Profilin Floktari në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors