Vizitë në Qendrën e Kompetencës Ferizaj

Drejtoresha ekzekutive e AAAPARR-së, Fikrije Zymberi, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, realizuan një vizitë të rëndësishme në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj. Gjatë kësaj vizite, patën mundësinë të njihen nga afër me programet mësimore, hapësirat e punës dhe mënyrën se si zhvillohen praktikat profesionale për nxënësit e kësaj qendre.

Qendra e Kompetencës në Ferizaj bashkëpunon ngushtë me mbi 70 biznese partnere, duke ofruar mundësi reale për zhvillimin e shkathtësive praktike dhe përgatitjen e nxënësve për tregun e punës. Aktualisht, në programet e qendrës janë të regjistruar 504 nxënës, të cilët përfitojnë nga këto mundësi dhe eksperienca praktike, duke u përgatitur në mënyrë profesionale për sfidat e së ardhmes.

Gjatë vizitës, ministrja Nagavci dhe drejtoresha Zymberi vlerësuan lart përkushtimin dhe angazhimin e stafit të qendrës për të krijuar një mjedis stimulues dhe mbështetës, ku çdo nxënës mund të zhvillohet profesionalisht dhe të fitojë aftësi të vlefshme për të ardhmen e tyre.  Nagavci  theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve arsimore dhe sektorit profesional për të siguruar që arsimimi të jetë sa më afër nevojave reale të tregut të punës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors