Zymberi pjesë e tryezës së diskutimit në Konferencën e Institutit Pedagogjik të Kosovës

Drejtoresha ekzekutive e AAAPARr-së Fikrije Zymberi mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temën “Arsimi gjatë gjithë jetës: Qasje gjithëpërfshirëse që nga fëmijëria e hershme deri tek arsimi dhe aftësimi profesional”, organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Zymberi ishte pjesë e panelit në tryezën e diskutimit: Arsimi profesional dhe arsimi gjatë gjithë jetës. Qëllimi ishte nxitja e diskutimit ndërmjet aktorëve kyç për komponenten e arsimit të të rriturve në Kosovë dhe ofrimi e rekomandime për zbatim në praktikë. Paraqitja e rrugëtimit të arsimit të të rriturve në Kosovë, gjendja aktuale, ngritja e çështjeve dhe identifimim i sugjerimeve e rekomandime për zhvillimin e arsimit të të rriturve në përputhje me legjislacionin për arsimin e të rriturve në Kosovë.

Drejtoresha e AAAPArr-së foli për rëndësinë e Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur, duke i njoftuar të pranishmit lidhur me procesin mësimor që zhvillohet në Qendrat e Kompetencës, të cilat janë në menaxhim të institucionit që ajo drejton. Ka bërë të ditur se Arsimi i të Rriturve realizohet në 5 Qendra të Kompetencës,  ku në QK në Prizren, zbatohet Zhvillimi i programit kualifikues në nivelin e 5-të “ Këshilltar për karrierë”. Ky kualifikim është validuar dhe bashkë me të e ka marrë Akreditimin edhe Qendra e Kompetencës në Prizren, si qendër trajnuese për programin kualifikues “Këshilltarë për Karrierë“. Deri më tani kane diplomuar 7 gjenerata, me gjithsej 105 kandidatë.
Ndërsa, në kuadër të Qendrës së Kompetencës në Ferizaj realizohet Niveli i 5 – të i kualifikimeve sipas KKK-së, “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”, është akredituar në kuadër të kësaj qendre. Ky kualifikim, ka filluar nga shtatori i vitit 2017, dhe deri më tani kanë përfunduar 6 gjenerata me 480 kandidatë, ndërsa gjenerata e shtatë me 270 kandidatë është në përfundim të kualifikimit, duke e çuar numrin total të të diplomuarve në 750. Kandidatët për këtë program vijnë nga të gjitha komunat e Kosovës, çka garanton ofrimin e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në çdo cep të vendit

Kjo tryezë ka bashkuar ekspertë të shumtë në fushën e arsimit, për të diskutuar qasjet moderne në edukim dhe rëndësinë e përfshirjes së të gjitha grupmoshave në procesin arsimor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors