Drejtoresha ekzekutive e AAAPARR-së, Fikrije Zymberi, vizitoi mësimdhënësit që po marrin pjesë në trajnimet e projektit “Ngritja e kapaciteteve të AAAPARR-së përmes zhvillimit të standardeve profesionale dhe trajnimeve për mësimdhënësit dhe menaxhmentin e Qendrave të Kompetencës”.
Gjatë vizitës, drejtoresha Zymberi ofroi mbështetje dhe inkurajim të vazhdueshëm për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Në Qendrën e Kompetencës në Prishtinë, ka filluar Moduli II i trajnimit “Inteligjenca Artificiale në mësimdhënie”, ku pjesëmarrësit po njihen me mënyrat se si mjetet e inteligjencës artificiale mund të lehtësojnë dhe përmirësojnë procesin mësimor përmes teknikave dhe ushtrimeve praktike. pjesëmarrësit u njohën me mënyrat se si mjetet e inteligjencës artificiale mund të përmirësojnë dhe lehtësojnë procesin mësimor përmes teknikave dhe ushtrimeve praktike.

Njëkohësisht, në Qendrën e Kompetencës në Prishtinë dhe Prizren vazhdon edhe Moduli I i trajnimit për vlerësimin e nxënësve dhe kandidatëve për arsim për të rritur. Ky trajnim i ofron mësimdhënësve njohuri të thelluara mbi procesin e vlerësimit dhe praktikat më të mira për zbatimin e tij.


Të dy modulet janë pjesë e projektit që synon forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe menaxhmentit të Qendrave të Kompetencës.