Drejtoresha Zymberi pjesëmarrëse në Konferencën “EVBB 2025 Innovative Financing Models for the Future of VET” në Bruksel

Drejtoresha ekzekutive e AAAPARR-së Fikrije Zymberi, së bashku me zyrtaren Abetare Shabanaj ishin pjesëmarrëse në Konferencën Vjetore të EVBB 2025 – Innovative Financing Models for the Future of VET , e cila u mbajt në Bruksel me 2 – 3 tetor 2025.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, drejtoresha Zymberi dhe Shabanaj patën mundësinë të vizitojnë ambientet e Këshillit të Bashkimit Evropian, ku zhvillohen takimet e rëndësishme të përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së.

Për më shumë se 10 vite, AAAPARr është anëtare aktive e rrjetit EVBB duke ndërtuar
partneritete të forta dhe duke bashkë zhvilluar projekte që mbështesin zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

Pjesëmarrja e drejtoreshës Zymberi dhe zyrtares Abetare Shabanaj në këtë konferencë dy ditore solli:

Njohje me praktikat më të mira evropiane për përfshirjen dhe inovacionin në arsimin profesional;

Zhvillim të kontakteve dhe partneriteteve potenciale me organizata të tjera pjesëmarrëse;

Ide të reja për bashkëpunim ndërmjet shkollës, komunitetit dhe sektorit privat;

Kuptim më të qartë të mënyrës sesi koncepti i “Open Schooling” mund të aplikohet në kontekstin lokal.

Rekomandimet nga konferenca

  1. Të shqyrtohen mundësitë për të zhvilluar projekte pilot në frymën e “Open Schooling”;
  2. Të forcohet bashkëpunimi me rrjete evropiane për zhvillimin e kurrikulave bashkëkohore;
  3. Të ndahen përvojat e fituara me stafin dhe institucionet partnere;
  4. Të monitorohen mundësitë për bashkëpunime të reja përmes programit Erasmus+ 2028–2034.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors