Diskutohet mundësia për akreditim të Këshilltarit të Karrierës edhe për Qendrat e tjera

Është mbajtur takimi me grupin punues për Rishikim te Materialeve Mësimore për Ri akreditimin e Programit Kualifikues te nivelit të V-të për Këshilltar Karriere për Qendrën e Kompetencës në Prizren dhe mundësin e aplikimit për akreditim edhe të qendrave tjera.
Gjatë takimit është diskutuar rreth vlerësimit të ecurisë së deritashme, janë shqyrtuar sfidat ekzistuese dhe është diskutuar për hapat e ardhshëm.  
Fikrije Zymberi, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur-AAAPARr, potencoi rëndësinë e planifikimit dhe zbatimit të kujdesshëm të programit për ‘’Këshilltar në Karrierë’’ për të shmangur mbiprodhimin e kandidatëve. Ndërsa, sa i përket materialit ekzistuese të trajnimit si elektronike ashtu edhe fizike, Zymberi theksoi se kanë nevojë për rishikim dhe përshtatje të vazhdueshme, ngase vazhdimisht ka ndryshime në tregun e punës. “Është e nevojshme edhe bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në rishikimin dhe përmirësimin e cilësisë së materialeve. Nevojitet po ashtu edhe një harmonizim ndërmjet institucioneve kombëtare dhe atyre Evropiane për të përputhur kualifikimet dhe për të forcuar standardet profesionale” ka theksuar Zymberi.

Ndërsa Edona Turtulla Rada drejtoreshë e Qendrës së Kompetencës në Prizren prezantoi programin e këtij niveli, kurse zëvendësdrejtori Luan Sopi prezantoi të dhënat lidhur me Trajnimin  dhe zhvillimin  profesional për Këshilltar në Karrierë.
Gjatë këtij takimi u bë e ditur se deri më tani 8 grupe kanë përfunduar kualifikimin e V-të për Këshilltar Karriere 2022-2025, ndërsa një grup shtesë pritet të formohet.
Ndërsa në zhvillimin e moduleve u theksua nevoja e përfshirjes së profesionistëve në fusha të ndryshme, si psikologë, ekonomistë, ekspertë marketingu dhe menaxhimi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors