Një projekt inovativ nga Erasmus+ që përfshin partnerë nga Austria, Italia, Greqia, Izraeli dhe Kosova. AAAPARr/QK-Ferizaj është një nga partnerët nga vendet e Ballkanit.
Kurset e të nxënit të kombinuar dhe nanokurset në informatikën e infermierisë janë në zhvillim e sipër dhe do të zbatohen në QK-Ferizaj.
Përmirëson kompetencat dixhitale të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
Krijon një arkivë me qasje të hapur të materialeve mësimore për përdorim të vazhdueshëm pas përfundimit të projektit, ku Infermierët luajnë një rol vendimtar në përdorimin dhe promovimin e tyre.
Trajnimi do të rrisë punësimin e tyre në role të ndryshme, do të mbështesë zhvillimin e tyre personal dhe do të nxisë kujdesin shëndetësor modern.
Qëllimi është pra të promovohen kompetencat në informatikën e infermierisë për studentët e AAP-së në infermieri (“AAP fillestar”) dhe për infermierët profesionistë (“AAP i vazhdueshëm”). Në Kosovë, në përputhje me Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës, fokusi i këtij projekti është në ofrimin e aftësive të informatikës së infermierisë për nxënësit e infermierisë në arsimin e mesëm dhe në ofrimin e AAP-së në Qendrat për profesionistët e infermierisë. Në Izrael, fokusi është në trajnimin e infermierëve profesionistë në tele-shëndetësi dhe tele-infiermeri si pjesë e strategjisë kombëtare për kujdesin shëndetësor dixhital.
Projekti do të përfshijë akterë të tregut, do të zhvillojë një kurrikulë të përshtatur për nevojat lokale dhe do të pilotojë dhe vlerësojë kurse më të shkurtra nano dhe kurse më intensive certifikimi (deri në 20 ECTS-kredi) në informatikën e infermierisë. Të paktën 10 nano-kurse dhe të paktën një kurs certifikimi për të paktën 15 pjesëmarrës do të zbatohen në secilin vend. Një depo në internet e materialeve mësimore OER do të jetë e disponueshme dhe e mirëmbajtur edhe pas përfundimit të projektit. Në Kosovë, Oda e Infermierëve pritet që t’i njohë këto kurse. Në Izrael, do të kërkohet akreditim nga Ministria e Shëndetësisë.