Aktivitet në Prizren në kuadër të projektit për forcimin e sektorit të zejeve në Shqipëri dhe Kosovë

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e sektorëve kyç ekonomikë, në Prizren u zhvillua një aktivitet në kuadër të projektit për forcimin e sektorit të zejeve në Shqipëri dhe Kosovë, i cili po zbatohet në partneritet me Odën e Zejeve të Koblenzit (Gjermani), Odën Kombëtare të Zejeve të Shqipërisë, si dhe Shoqatën e Sipërmarrësve dhe Zejeve në Prizren.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha e AAAPARr-së, Fikrije Zymberi, e cila kontribuoi në diskutimet lidhur me rëndësinë e zhvillimit të kualifikimeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbështetjen e sektorit të zejeve.

Gjatë aktivitetit u trajtuan çështje kyçe që lidhen me:

  • zhvillimin dhe avancimin e kualifikimeve profesionale;
  • përmirësimin e kushteve për të bërë biznes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme;
  • forcimin e rolit të zejtarisë në zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të sektorit të zejeve dhe promovimit të sipërmarrjes si një faktor i qëndrueshëm i zhvillimit ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors