Pjesëmarrje në Tryezën e Nivelit të Lartë për Arsimin dhe Mësimin e të Rriturve

Drejtoresha e AAAPARr-së, Fikrije Zymberi, mori pjesë si paneliste në Tryezën e Nivelit të Lartë për Arsimin dhe Mësimin e të Rriturve, e organizuar nga European Training Foundation (ETF) dhe DVV International, e cila u mbajt më 18 dhe 19 Nëntor 2025 në Torino të Italisë.

Gjatë diskutimeve,  Zymberi prezantoi angazhimet strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit dhe mësimit të të rriturve në Republikën e Kosovës, duke theksuar iniciativat konkrete dhe të matshme që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) po ndërmerr për:

  •  ngritjen e aftësive profesionale dhe digjitale të qytetarëve;
  •  përmirësimin e punësimit dhe përgatitjen për tregun modern të punës;
  • zgjerimin e përfshirjes sociale dhe sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

Kjo tryezë shërbeu si një platformë e rëndësishme për prezantimin e vizionit institucional dhe për forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në avancimin e mësimit gjatë gjithë jetës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors