AAP

(Aftësimi Profesional)

Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat e reja që sjell globalizmi, si një realitet i ri, si një dukuri me ndikim shumë të madh në të gjitha zhvillimet arsimore, ekonomike, sociale, politike, arsimi profesional është një nga fushat më të rëndësishme të shoqërisë në kohën moderne të shekullit 21. Ndikimi i arsimit profesional në përformancën strukturore të tregut të punës është gjithnjë e më i theksuar, sepse ndërtimi i shoqërisë së dijes, është një nevojë  për të gjitha vendet  të cilat synojnë  një zhvillim  të qëndrueshëm  ekonomik, kulturor dhe social. Kjo pasi që, roli i arsimit dhe aftësimit profesional, arsimit për të rritur dhe arsimi gjatë gjithë jetës  është vendimtar në ndërtimin e një shoqërie të tillë. Arsimi dhe aftësimi profesional pajis nxënësit me  njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime që ju mundësojnë atyre t’i plotësojnë nevojat e të sotmes dhe sfidat e së nesërmes.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MAShT), ka ndërmarrë një varg hapash për reformim të sistemit të arsimit. Një ndër hapat konkretë është edhe reformimi i arsimit profesional me qëllim të krijimit të kuadrove profesionale dhe kompetente sipas kërkesave të tregut të punës. Pasi që, Arsimi dhe aftësimi profesional, arsimi për të rritur dhe arsimi gjatë gjithë jetës janë segmentet dhe investime kyçe në sektorin e arsimit që përgatit nxënësit/kandidatët  për jetë dhe punë. Pra, qëllimi kryesor i këtyre hapave është që të ketë drejtime dhe profile sipas kërkesave të tregut të punës, që nxënësit të jenë kompetentë, të kenë shkathtësi reflektive dhe shkathtësi të
përdorimit të teknologjive të reja dhe të jenë inovativë, pasi që tani jemi në kohën e globalizmit dhe duhet të ecim në hap me kohën.

Për avancimin e Arsimit dhe aftësimit profesional dhe për të rritur MASHT, ka themeluar Agjencinë për Arsimin, Aftësimin Profesional dhe Arsim për te Rritur e cila është përgjegjëse për zbatimin e politikave të AAPRr . Aktualisht funksionon në gjashtë institucione të AAPRr – Qendra të Kompetencës. Arsimi i mesëm profesional, që nënkupton institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe për të rritur, ka si qëllim parësor përgatitjen e kuadrove për treg të punës, por nëse ndiqet rruga e trasuar në legjislacionin në fuqi ofron edhe mundësi të aplikimit në studime të larta post sekondare  te nivelit të 5 të KKK dhe universitare.

Kohëzgjatja e shkollimit të mesëm të lartë profesional, pjesë e shkollimit para universitar në Kosovë, është e nivelizuar në 2 nivele. Niveli i parë përfshinë klasën 10 +11. Kjo shkallë ofron kualifikimin bazik dhe mundëson punësimin në treg të punës si punëtor i gjysmë
kualifikuar. Niveli i dytë, është vazhdimësi e nivelit te parë, përfshinë klasën e12-të dhe ofron punësim në treg të punës si punëtor i kualifikuar. Me këto dy nivelet e para mund të krijohet një kuadër profesionalisht kompetent për një punë të kualifikuar në treg, ose të vazhdoj shkollimin në nivelin pas sekondar profesional ku përveç që ofron mundësi më të mira për punësim, hap dyert e shkollimit për një shkallë të lartë e cila bënë kualifikimin për titullin Punëtorë Specialist i kualifikuar i nivelit të  5 (pestë) KKK. p.sh. kolegjet e shkencave
aplikative, të cilat nxënësve të suksesshëm të arsimit profesional u mundëson zhvillim shumë më të mirë të karrierës së tyre profesionale. Kjo formë e shkollimit profesional është praktikë e shumë vendeve Evropiane e cila hap rrugë edhe në studime akademike .

Të dhënat për kontakt

© Copyright AAAPARr. Të gjitha të drejtat e rezervuara