Në kuadër të angazhimeve për përmirësimin e cilësisë në arsimin gjithëpërfshirës, Drejtoresha ekzekutive e AAAPARr-së Fikrije Zymberi realizoi një vizitë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ku takoi studentet e nivelit të V-të të nivelit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me procesin edukativo-arsimor, identifikimi i nevojave, sfidave dhe problematikave që studentet hasin gjatë përgatitjes së tyre profesionale, si dhe evidentimi i mundësive për avancimin e mëtejmë të mësimdhënies dhe mbështetjes për këtë kategori të ndjeshme të nxënësve.
Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes profesionale të studentëve, duke u ofruar atyre përvojë praktike dhe njohuri më të thelluara mbi qasjen gjithëpërfshirëse në arsim. Njëkohësisht, ajo kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve dhe nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, të cilët përbëjnë një pjesë të ndjeshme dhe me rëndësi të madhe për shoqërinë tonë.