Ekspertja e PEARSON bën verifikimin e standardeve të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Pearson dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe për Arsim të të Rriturve (AAAPARr), më 23 dhe 24 tetor 2025, u zhvillua procesi i verifikimit të vlerësimit dhe sigurimit të standardeve të cilësisë për nivelin e V-të “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”.
Procesi u udhëhoq nga znj. Penelope Wigmore, eksperte e kontraktuar nga Pearson, dhe u zhvillua përmes takimeve virtuale, me pjesëmarrjen e:

  • Fikrije Zymberi, drejtoreshë e AAAPARr-së;
  • Anëtarët e grupit monitorues të këtij niveli;
  • mësimdhënëse dhe kandidate që janë duke ndjekur nivelin V të programit.

Gjatë vlerësimit, u prezantua i gjithë procesi i organizimit dhe zbatimit të kualifikimit, duke përfshirë planifikimin, ofrimin e mësimit dhe procedurat e vlerësimit përfundimtar të kandidatëve. Po ashtu, u paraqitën dosjet e kandidateve për modulet përkatëse, me të gjitha aktivitetet e realizuara deri më tani.

Ky kualifikim, i cili kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e përfshirjes dhe mbështetjes arsimore për fëmijët me nevoja të veçanta,ka diplomuar deri më tani gjashtë gjenerata me gjithsej 480 kandidatë. Aktualisht, gjenerata e shtatë, me 270 kandidatë, është në fazën përfundimtare të kualifikimit, duke e çuar numrin total të të diplomuarve në 750.

Kandidatët që ndjekin këtë program vijnë nga të gjitha komunat e Kosovës, duke garantuar që shërbimet për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore të ofrohen në mënyrë të barabartë dhe të qëndrueshme në të gjithë vendin

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors