Filloi Moduli i parë (I) i trajnimit për mësimdhënësit e Qendrave të Kompetencës në Prizren dhe Malishevë
Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të AAAPARr-së, përmes zhvillimit të standardeve profesionale dhe trajnimeve për mësimdhënësit dhe menaxhmentin e QK-ve”, sot ka vazhduar zbatimi i Modulit të parë (I): “Trajnimi për vlerësimin e nxënësve dhe kandidatëve për të rritur”, në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren.

Në këtë modul janë përfshirë mësimdhënësit nga Qendrave të Kompetencës në Prizren dhe ajo në Malishevës. Trajnimi është përqendruar në procesin e vlerësimit të nxënësve dhe kandidatëve për të rritur, duke theksuar mënyrën se si mësimdhënësit mund të realizojnë një vlerësim të drejtë, të saktë dhe të përshtatur për moshat madhore.
