Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të AAAPARr-së, përmes zhvillimit të standardeve profesionale dhe trajnimeve për mësimdhënësit dhe menaxhmentin e QK-ve”, sot ka filluar trajnimi për mësimdhënësit e Qendrave të Kompetencës.
Në këtë fazë janë përfshirë Qendrat e Kompetencës në Prishtinë, Skenderaj dhe Ferizaj, me modulin e parë të trajnimit: “Trajnimi për vlerësimin e nxënësve dhe kandidatëve për të rritur”.

Ky modul i trajnimit është i fokusuar në procesin e vlerësimit, duke përfshirë parimet bazë, llojet dhe teknikat e vlerësimit, si dhe ushtrime praktike e diskutime interaktive që ndihmojnë mësimdhënësit ta zbatojnë më lehtë në punën e tyre të përditshme.
Trajnimi do të vazhdojë edhe në javët e ardhshme dhe do të organizohet gjithashtu në Prizren, duke përfshirë Qendrën e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë.
