Po vazhdojnë trajnimet për mësimdhënësit e Qendrave të Kompetencës

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të AAAPARr-së përmes zhvillimit të standardeve profesionale dhe trajnimeve për mësimdhënësit dhe menaxhmentin e Qendrave të Kompetencës”, po vazhdon Moduli II i trajnimit “Inteligjenca Artificiale në mësimdhënie” në Qendrat e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit po njihen me mënyrat se si mjetet e inteligjencës artificiale mund të përdoren për të lehtësuar dhe përmirësuar procesin mësimor, përmes teknikave dhe ushtrimeve praktike.

Ky projekt ka synim fuqizimin e mësimdhënësve dhe menaxhmentit të Qendrave të Kompetencës, përmes zhvillimit profesional, përdorimit të teknologjisë moderne dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit profesional në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors