U mbajt punëtoria për hartimin e Planit Vjetor të AAAPARr-së për vitin 2025

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr) mbajti punëtorinë për hartimin e Planit Vjetor të Punës për vitin 2025, dokument kyç për planifikimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve që do të realizohen gjatë vitit.

Në këtë punëtori morën pjesë Drejtoresha e AAAPARr-së, Fikrije Zymberi, si dhe stafi i Agjencisë, të cilët kontribuuan në diskutime dhe planifikime të detajuara për fushat përkatëse të veprimtarisë së AAAPARr-së.

Gjatë punëtorisë u analizuan objektivat strategjike të agjencisë dhe u planifikuan aktivitetet që do të zbatohen gjatë vitit 2025, me qëllim të sigurimit të një zbatimi efektiv, të koordinuar dhe të suksesshëm të politikave dhe programeve në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit të të rriturve.

Plani Vjetor i Punës përbën një instrument të rëndësishëm për orientimin e veprimtarisë së AAAPARr-së, pasi mundëson:

  • planifikim të qartë dhe të strukturuar të aktiviteteve;
  • koordinim më të mirë ndërmjet njësive dhe stafit;
  • monitorim dhe vlerësim më efikas të zbatimit të aktiviteteve;
  • rritje të transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Hartimi i këtij plani krijon bazë të qëndrueshme për realizimin me sukses të aktiviteteve të planifikuara gjatë vitit 2025 dhe kontribuon drejtpërdrejt në përmbushjen e misionit dhe objektivave strategjike të AAAPARr-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors