Drejtoresha ekzekutive e AAAPARr-së Fikrije Zymberi, se bashku me përfaqësuesit nga Ministria e Jashtme e Luxemburgut – koordinator për bashkëpunime bilaterale Claude Jentgenm, atashe e zyrës ligjore Jessica Spaus, përfaqësuesit e zyrës së projektit Lux Dev Henriques Stefan, kanë vizituar Qendrën e Kompetencës në Prizren, ku janë mirëpritur nga drejtoresha Edona Turtulla dhe zëvendës drejtori Luan Sopi.

Ne fillim është realizua vizita nëpër klasa dhe kabinete për të parë nga afër punën e nxënësve dhe kompletimin e kabineteve, pastaj ne përgjithesi u prezantua puna qe është bërë në QK që nga fillimi 2012 e deri më sot, duke i theksuar investimet e Lux Dev si dhe kontributet nga MASHTI dhe AAAPARr. Pastaj, është biseduar rreth zhvillimeve të QK-së në aspektin e profileve, nxënësve si dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar shkolla dhe mënyrat e tejkalimit te atyre sfidave. Zhvillimi i profileve dhe shtimi i tyre.
Si suksese janë theksuar profilet, akreditimini nga ana e Pearson dhe akreditimi nga ana e AKK si dhe zhvillimi dhe implementimi i nivelit V Këshilltarë në Karrierë etj.
Kurse si sfid është theksuar mungesa e tabelave informuaese dhe mungesa e një njëminibusi për transport, ku Turtualla deklaroj se transportin e përditshem te nxënësve janë duke e menaxhuar me autobusin urban te kuvendit komunal dhe me autobusin ndërurban te fshatit afër shkollës.
Në fund të takimit, është dhënë si rekomandim që në projektet e ardhshme te Lux Dev te përfshihet me aktivisht QK Prizreni duke e pasur parasysh investime tjera dhe ngritje te kapaciteteve.