Drejtoresha e AAAPARr-së, Fikrije Zymberi, ishte pjesë e ekipit nga Kosova në një vizitë studimore në Asociacionin e Shkollave Popullore Gjermane (VHS), në Republikën e Hessenit, Gjermani.
Kjo vizitë përbën një përvojë të vlefshme për njohjen nga afër të praktikave evropiane në fushën e arsimit të të rriturve. Përvojat dhe modelet e fituara nga VHS do të shërbejnë si udhërrëfyes për zhvillimin e politikave dhe programeve të arsimit të të rriturve në Kosovë, në kuadër të reformave arsimore dhe të konceptit të mësimit gjatë gjithë jetës.
Bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe zhvillim profesional!