Janë kualifikime të nivel postsekondar, jo terciar, pra qendrojnë ndermjet arsimit të mësëm të lartë dhe nivelit bachelor. Kohëzgjatja e tyre zakonisht është një deri në dy vitë me kohë të plotë studimi, varësisht nga mënyra e ofrimit. Keto kualifikime profesionale përgatisin individ për treg të punës, pra për punësim si: teknik të lartë, specialist apo menaxher të rinjë. Niveli V-të, aktualisht në Kosovë është një ofertë e re, por e kufizuar, por me shumë perspektivë. AAAPARr deri me tani ka ofruar dhe zbatuar dy kualifikime të nivlelit të pestë “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”, dhe “Këshilltar në Karrierë” Kualifikimi “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”, ka filluar nga shtatori i vitit 2017 me 54 kandidatë në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, pastaj është vazhduar me gjenerata tjera, gjenerata e dytë në vitin 2018/19 me 75 kandidatë të regjistruar, gjenerata e tretë për vitin shkollor 2019/20, me 52 kandidatë të regjistruar ,gjenerata e katert me 50 kandidate dhe tani gjenerata e peste me 184 kandidate qe vijuar. Deri me tash këtë nivel të kualifikimeve e kanë arritur gjithsej 178 të diplomuar, ku prej tyre deri me tash janë punësuar rreth 80%.
Kualifikimi është i përshtatur sipas Kornizës vetë-rregulluese të PEARSON-it, Institucion ky shumë prestigjioz i njohur në 70 vende të botës. Standardet e profesionit janë hartuar nga MAShT dhe Oda Ekonomike e Kosovës ndërsa kurrikulat, trajnimi i mësimdhënësve është bërë nga PEARSON. Ndërsa për kualifikimin tjetër të nivelit të pestë “ Këshilltar për Karrierë”, kemi pasur vetëm një gjeneratë 2018/19 të regjistruar prej 35 vetave, prej tyre kanë diplomuar 21. Këto kualifikime janë një vjeçare dhe kanë 120 kredi. Kandidatet e përfshirë në këtë kualifikim marrin diplomën nga BTEC dhe janë të dizajnuara për të ofruar kualifikimet profesionale të lidhura me punën në një sërë sektorësh. Tutje,AAAPARR, në bashkëpunim me organizatën DVV-international ka zhvilluar edhe 4 kualifikime te nivelit të pestë: Automekanik, Rrobaqepësi, Metalpunues dhe Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit. Dy prej tyre pra, kualifikimi per Automekanik dhe Metalpunues janë akredituar si kualifikime, ndersa dy kualifikimet tjera janë në proces të akreditimi.