ARR

(Arsimi i të Rriturve në Kosovë)

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MAShT) vitet e fundit ka ndërmarrë një varg hapash për reformim të sistemit të arsimit. Një ndër hapat konkretë është edhe Arsimi për të Rrritur, që tashmë është pjesë e PSAK-2022-2026, që ka të bëj me zhvillimin e mëtutjeshëm të ARr-së gjatë 5 viteve të ardhshme në Kosovë, pasi që është një ndër komponentët mjaftë të rëndësishëm në sistemin arsimor të një vendi. Arsimi për të Rritur në Kosovë është i rregulluar me anë të bazës ligjore dhe dokumenteve tjera strategjike, që mundësojnë zbatueshmërinë dhe funksonimin e Arsimit për të Rritur. Ligji për Arsim dhe Aftësim e të Rriturve Nr. 04/L-143. Qëllimi i këtij ligji është të rregulloj tërësinë e proceseve për arsimimin dhe aftësimin e të rriturve, si pjesë përbërëse e sistemit arsimor në Kosovë. Në këtë kontekst rregullimi dhe ofrimi i kurseve afatshkurtëra e ka bazën fillestare në këtë ligj.

Gjithashtu, ekziston edhe UA NR. 07-2016 kushtet dhe kriteret e vlerësimit te kandidateve te arsimit për te rritur. Përmes këtij UA, caktohet mënyra e organizimit, përmbajtja, kushtet, kriteret dhe procedurat e provimit të maturës shtetërore për kandidatët e arsimit për të rritur. Ligji për Kualifikime Kombëtare Nr. 03/L-060 thekson që MAShT apo edhe institucionet tjera përgjegjëse mund të kërkojnë programe publike të arsimit dhe aftësimit, që çojnë vetëm te kualifikimet e caktuara, të aprovuara nga AKK. Kjo rregullohet me akt nënligjor, që nxirret nga institucionet përgjegjëse. 

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK) është dokumenti kryesor për rregullimin e llojeve dhe niveleve të kualifikimeve që jepen në kuadër të sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional formal dhe joformal ne institucionet publike dhe private. Përpos niveleve tjera me KKK rregullohet edhe përshkrimi i niveleleve për ARr, kriteret hyrëse dhe dalëse për to.

Ndërsa, një ndër hapat konkret të reformimit të ARr-së është edhe themelimi i Rrjetit të ri të ARr në Kosovë, rrjet i cili do të sigurojë bashkëpunimin efektiv dhe të ndërsjellët ndërmjet ofruesve qeveritar, jo – qeveritar dhe ofruesve të tjerë të ARr në Kosovë, po ashtu të institucionalizoj rolin ndër-sektorial të ARr në fushën e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës (MGjGjJ)
në Kosovë.

Më pas, është zgjedhur edhe Bordi Drejtues dhe udhëheqësja e Bordit te Rrjetit te ri te ARr ( ALENK) në Kosovë, i cili njihet edhe me shkurtesën zyrtare ALENK (Adult Learning and Education Network in Kosova). Rrjeti ALENK mbetet i hapur për të gjitha organizatat tjera shtetërore dhe jo-shtetërore të cilat merren me arsimin formal, jo formal, dhe informal, të të rrituve në Kosovë.

Hap tjetër shumë i rëndësishëm është memorandumi i bashkëpunimit ne mes të DVV International në Kosovë dhe Fakultetit të Edukimit, për lansimin e programit modular ndërkombëtarë ,,Curriculum globALE” të njohur edhe nga UNESCO, për njohuri bazike – Andragogjike, për trajnime te trajnerëve, mësimdhënësve dhe menaxhereve të cilët janë te kyçur ne arsimimin e të rriturve në Kosovë. Ku tani është duke u realizuar trajnimi për trajnerë në këto module, me mësimdhënësit e Qendrave të Kompetencës që janë në menaxhim të AAAPARR-së.

Të dhënat për kontakt

© Copyright AAAPARr. Të gjitha të drejtat e rezervuara