Filluan ligjëratat e gjeneratës së VII-të “Asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore”

Pas të gjitha përgatitjeve nga MASHTI dhe AAAPARr, fillojmë me gjeneratën e VII-të të studentëve për kualifikimin e nivelit të V-të “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”. Pranimi i 270 studentëve të kësaj gjenerate, ashtu si edhe në herët e kaluara, është paraprirë nga shpallja e konkursit dhe procesi i vlerësimit përmes testit përkatës.

Në përputhje me politikat e MASHTI dhe nevojën për të siguruar që fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta arsimore të kenë asistentë profesionalë, për këtë gjeneratë janë themeluar gjithsej 8 grupe studimi. Nga këto, 3 grupe do të zhvillojnë mësimin në Prishtinë, ndërsa grupet e tjera janë organizuar në qytetet e Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit, Prizrenit dhe Ferizajt.

Ky kualifikim ka një rëndësi të veçantë, pasi është specifik dhe i akredituar nga institucioni prestigjioz britanik PEARSON. Ai përmban standarde të larta të implementimit, duke përfshirë edhe procesin e verifikimit të jashtëm të vlerësimit dhe zbatimit të standardeve të përcaktuara.

Një veçori kyçe e këtij kualifikimi është ndërlidhja e thellë midis pjesës teorike dhe asaj praktike. Çdo student është i detyruar të ndjekë 600 orë mësim teorik dhe të realizojë po aq orë praktikë me fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Gjatë fazës praktike, studentët do të sistemohen kryesisht në institucione arsimore si: çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme, si dhe në qendra burimore të specializuara për këtë kategori nxënësish.

Mbi të gjitha, roli i asistentëve nuk është vetëm profesional, por edhe human. Përmes ndihmës që ata/ato ofrojnë, u mundësojnë nxënësve një jetë më cilësore dhe i përgatisin ata për sfidat e ardhshme në nivele më të larta të arsimimit dhe punësimit.

Deri më tani, ky program ka diplomuar 480 studentë të cilët tashmë kontribuojnë në sistemin arsimor të vendit. Me diplomimin e kësaj gjenerate të re, numri i përgjithshëm i të diplomuarve do të arrijë në 750. Sipas të dhënave dhe statistikave që posedojmë, nevoja për asistentë profesionalë është ende shumë më e madhe. Për këtë arsye, MASHTI mbetet i përkushtuar që të vazhdojë investimet në kualifikimin e gjeneratave të reja dhe të sigurojë ndarje të mjaftueshme të buxhetit për punësimin e tyre, duke garantuar mbështetje të qëndrueshme për fëmijët dhe nxënësit me nevoja të veçanata arsimore.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitoi shkollën “Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, u uroi punë të mbarë gjeneratës së shtatë, duke thënë se zyrtarisht po marrin një detyrë fisnike dhe pa dyshim të admirueshme. Ajo theksoi rëndësinë e këtij kualifikimi për fëmijët me nevoja të veçanta, duke vlerësuar përkushtimin dhe kujdesin e specializuar që ky program ofron, si dhe akreditimi nga institucioni prestigjioz britanik Pearson është një shenjë e cilësisë dhe standardeve të larta të arsimimit që programi synon të sigurojë.

Ndër të tjera, Nagavci tha se deri tani, në këtë program kanë diplomuar 480 studentë të cilët tashmë kontribuojnë në sistemin arsimor të vendit, ndërsa me diplomimin e kësaj gjenerate të re, numri i përgjithshëm i të diplomuarve do të arrijë në 750.

Ndërsa, drejtoresha e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, Fikrije Zymberi theksoi rëndësinë e përgatitjeve të bëra dhe mbështetjen e rëndësishme të ministres Nagavci, e cila ka luajtur një rol kyç në realizimin e këtij programi.

MASHTI mbetet i përkushtuar qe të vazhdojë investimet në kualifikimin e gjeneratave të reja, dhe të sigurojë ndarje të mjaftueshme të buxhetit për punësimin e tyre, duke garantuar mbështetje të qëndrueshme për fëmijët dhe nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Të dhënat për kontakt

© Copyright AAAPARr. Të gjitha të drejtat e rezervuara

togel hari ini situs gacor link slot toto slot